Home Aktuale Lugina dhe Kosova triumfojnë në festivalin e Tiranës

Lugina dhe Kosova triumfojnë në festivalin e Tiranës

19
0
SHARE

Në Qendrën Rinore në Tiranë është mbajtur Festivali i Aktrimit në mbështetje të Akademis së Arteve, Ministrisë së Kulturës, dhe Bashkisë së Tiranës, me autore Mira Korançe.
Në këtë festival kanë marrë pjesë shqiptarët nga të gjitha trojet si dhe Europa dhe Amerika.


Moderatorja e Televizionit Silvana Braçe hapi festivalin me himnin Kombëtar. Presidentja e festivalit aktorja e popullit Margarita Xhepa i falënderoi të gjithë pjesemarrësit. Rgjisori i festivalit nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës është caktuar regjisori europian Valton Jakupi me prejardhje nga Komuna e Bujanocit-Lugina e Preshevës me asistenten Jokida Mati nga Durrësi.


Juria profesionale e përbërë prej artistëve profesional me Margarita Xhepa Presidente, Mariana Kondi, Blerim Hasani dhe Ramazan Luga nga Tirana.

Në këtë festival u shpërblyen me tituj nderi dhe trofe me moton “Rinia Shqiptare Aktron”.

Në mesin e shumë kandidatëve vendet e para i morrën Estra Aqifi nga Tërnoci që e perfaqësoi Luginën, Dijart Sylejmani nga Kosova që e përfaqësoi diasporën nga Zvicra. Kurse vendet e dyta përfaqsuesit nga Maqedonia, Camëria, Kosova, Shqipëria.


Vendet tjera i takuan përfaqësuesëve nga diaspora shqiptare. Në dramë vendi i parë i takoi Kolegjit Mehmet Akif nga Tirana, dhe Aktorëve-Studentëve të aktrimit të akademisë së arteve nga Tirana.
Ne fund të spektaklit ansambli Naim Frashëri nga Fushë Kosova përmbylli natën finale të festivalit të aktrimit 2017 në Tiranë. Festa vazhdoi deri në mesnatë në sheshin Skënderbeu nën tingujt e valleve dhe këngëve shqipe./Lugina Press/