Home LAJME Luftimet në Ukrainën lindore provë për udhëheqjen në Kiev

Luftimet në Ukrainën lindore provë për udhëheqjen në Kiev

98
0
SHARE

Mbyllet aeroporti në Donjeck të Ukrainës

Aeroporti më qytetin lindor të Ukrainës, Donjeck, është mbyllur.
Autoritetet e aviacionit bëjnë të ditur se fluturimet hyrëse dhe dalëse janë pezulluar për shkak të një urdhri të qeverisë.
Ato thonë se nuk kanë marrë informacione se për sa kohë do të qëndrojë aeroporti i mbyllur.
Ky hap vjen një ditë pas luftimeve të ashpra në qytetin lindor të Sllovianskut, midis forcave pro-ruse dhe pro-ukrainase.
Përleshjet kanë rezultuar me katër ushtarë të Ukrainës të vrarë.
Forcat pro-ruse kanë thënë po ashtu se 20 luftëtarë të tyre kanë humbur jetën. (REL)
Luftimet në Ukrainën lindore provë për udhëheqjen në Kiev

Dje forcat qeveritare të sigurisë u ndeshën me rezistencë të ashpër nga separatistët pro – rusë në Ukrainën lindore, ndërsa zyrtarët në Kiev thonë se ushtria dalëngadalë po merr kontrollin e rajonit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Brian Padden njofton nga Kievi se disa analistë vënë në pikëpyetje vullnetin politik të qeverisë apo aftësinë e saj ushtarake për t’i dhënë fund konfliktit.

Në spitalin e Slovjanskit dje u trajtuan shumë separatistë të plagosur në luftimet me forcat e Ukrainës, në të cilat kishte të vrarë nga të dyja palët.

Strategjia e forcave të Ukrainës ka qenë rrethimi dhe izolimi i separatistëve në qytetet e fortifikuara të Slovjanskit dhe Kramatorskit. Pavarësisht nga sulmi i fundit nga militantët, zëdhënësja e Forcave Ukrainase të Sigurisë, Maryna Ostapenko thotë se gjërat po ecin sipas planit.

“Tani unë mund të them se Kramatorski është nën kontrollin e forcave anti – terroriste, me përjashtim të qendrës së qytetit. Separatistët atje dhe në Slovjansk vazhdojnë të kontrollojnë ndërtesat qeveritare”.

Strategjia për të detyruar separatistët të tërhiqen në ndërtesat e pushtuara mund të jetë e efektshme, thotë analisti Dmitry Tymchuk i Qendrës së Kievit për Studime Ushtarake dhe Politike. Por ai është i shqetësuar se forcat e Ukrainës nuk janë të shpërndara në mënyrë kompakte.

“Në qoftë se ata kanë bllokuar Slovjanskin, unë shtrojë pyetjen se sa i ngushtë është rrethimi dhe sa i efektshëm është kontrollimi i kësaj zone. Kam të njejtin shqetësim edhe për zonat e tjera përfshirë Kramatorskin”.

Zëdhënësja e Forcave Ukrainase të Sigurisë Maryna Ostapenko thotë se në një betejë të kohëve të fundit, forcat ukrainase u përleshën me një numër shumë më të madh separatistësh, por arritën të fitonin.

“Unë mund të them se gjatë operacionit filloi një luftë e vërtetë. Forcat speciale të Ukrainës u përballen me një kundërshtar që në numër ishte dy herë më i madh se sa grupi i tyre”.

Analisti Dimitry Tymchuk thotë se që të ketë sukses, ushtria duhet të vazhdojë të luftojë në mënyrë sistematike dhe të qëndrueshme pavarësisht viktimave në rritje. Ai thotë se kjo do të jetë një provë e vërtetë për qeverinë.

“Para së gjithash, duhet të përfundohet plotësisht operacioni në Slovjansk. Pastaj duhet të çlirohet Kramatorski, dhe më pas të gjitha zonat e tjera të pushtuara. Por në qoftë se forcat ukrainase nuk kanë burime të mjaftueshme, dhe kjo është e paqartë, në këtë mjedis nëse nuk ka vullnet politik, suksesi i operacioneve ushtarake do të jetë shumë i vështirë”.

Kievi gjithashtu po dërgon një njësi të gardës kombëtare në Odessa për të rivendosur kontrollin atje pas përleshjeve vdekjeprurëse mes aktivistëve pro – rusë dhe përkrahësve të qeverisë ukrainase.

Qeveria e Ukrainës ka akuzuar Rusinë se po mbështet përpjekjet e separatistëve për të destabilizuar vendin përpara zgjedhjeve të 25 majit. Moska thotë se Kievi dhe Perëndimi po provokojnë gjakderdhjen.