Home Aktuale LPD uron BDI-në për fitoren historike

LPD uron BDI-në për fitoren historike

144
0
SHARE

Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) dhe lideri i saj Jonuz Musliu, i cili njëherit është kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc, uron Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) dhe udhëheqësin e saj Ali Ahmeti, për fitoren e thellë në zgjedhjet parlamentare, të mbajtura më 27 prill në Maqedoni.

 Fitorja historike e BDI-së në Maqedoni, është fitore e shqiptarëve, të cilët përmes deputetëve të tyre, do të jenë një zë i fuqishëm në Parlamentin e Maqedonisë, për t’i zgjidhur problemet në mënyrë institucionale”, thuhet në urimin e LPD-së.

LPD me seli në Bujanoc dhe drejtuesi i saj Jonuz Musliu, qoftë përmes telefonit, qoftë përmes telegramit urues, e përgëzon mikun e tij Ali Ahmeti, për fitoren e madhe, duke i dëshiruar suksese në rrugën e realizimit të aspiratave politike dhe historike të popullit shqiptar në Maqedoni.

“Kësaj fitoreje, përveç subjektit tonë i gëzohen edhe të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës”, njofton Qendra për Informim e LPD-së. /Lugina Press/