Home SPORT Lorik Cana, objektiv i Manchester United

Lorik Cana, objektiv i Manchester United

156
0
SHARE

Në një kohë që Serie A po zien nga elozhet për Lorik Canën pas golit që vendosi fitoren e Lazios në Firenze, një sinjal i rëndësishëm për kapitenin e kombëtares vjen nga Premier League. Sipas faqes së specializuar “Football Direct News”, mesfushori 30-vjeçar është vënë në shënjestër nga David Moyes për të zëvendësuar Nemaja Vidic, i cili do të bashkohet me Interin në fund të këtij sezoni. Sipas faqes në fjalë, me largimin e mbrojtësit serb dhe atë të Rio Ferdinand, lojtari shqiptar mund të ofrojë siguri në repartin e tërhequr të David Moyes duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

Një nga pikat më të forta të lojtarit shqiptar është eksperienca që ai ka në disa kampionate madje edhe në Angli ku ka veshur edhe fanelën e Sunderland pas largimit nga Marseille. “Football Direct News” shkruan gjithashtu se Vana mund të luajë edhe në mesin e fushës edhe pse vitet e fundit ka treguar se ofron shumë siguri në repartin e tërhequr. “Një nga emrat që po ndjekim me kujdes prej kohësh është edhe Lorik Cana”, thotë një burim i pakonfirmuar i “Red Devils” për faqen e internetit, duke shtuar se Moyes e vlerëson shumë grintën e lojtarit shqiptar, i cili mund të bëhet pjesë e Manchester United gjatë merkatos së verës.

LEAVE A REPLY