Home SPORT Lorik Cana: Një komb, një kombëtare

Lorik Cana: Një komb, një kombëtare

178
0
SHARE

Një komb, një kombëtare. Lorik Cana nuk ka dyshime, skuadra përfaqësuese e shqiptarëve duhet të jetë vetëm një. Mesfushori dhe kapiteni i kombëtares mbajti një qëndrim kategorik në lidhje me këtë çështje, duke theksuar se të dyja vendet duhet të bashkojnë forcat për një skuadër sa më solide dhe konkurruese.

Në lidhje me emrat e përveçëm si Ujkani e Sadiku, kapiteni nuk mban një qëndrim por thekson se vendimet duhet të merren pas konsultimit me të gjithë pjesëtarët e kombëtares shqiptare.

Në fokus të mesfushorit kuqezi padyshim që është edhe përballja e dyfishtë me Serbinë. Cana e pranon që ndaj kombëtares sllave duhet të zbresë në fushë një skuadër e bindur në forcat e veta.

Në lidhje me pritshmëritë e kapitenit për grupin eliminator, i rëndësishëm është fakti që Shqipëria duhet të mësojë nga gabimet e së shkuarës.

I pranishëm në konferencën përpara ndeshjes miqësore kundër Maltës, shfaqet pas një viti edhe sulmuesi Edmond Kapllani, i cili po kalon një formë të mirë me ekipin FSV Frankfurt. Sulmuesi durrsak nuk e fsheh kënaqësinë për këtë rikthim dhe shton se skuadra është rritur teknikisht krahasuar me momentin kur ai mbante të veshur këtë fanelë për herë të fundit.

Në vijim Kapllani shton se grupi aktual duhet të japë maksimumin pasi tashmë nuk ka më ekipe të dobëta.E ardhmja e sulmuesit te skuadra gjermane është ende në dyshim por Kapllani pohon se do të nisë shumë shpejt bisedimet me klubin.

LEAVE A REPLY