Home SPORT Loew: Në Botëror do të grumbullohen lojtarët më në formë

Loew: Në Botëror do të grumbullohen lojtarët më në formë

99
0
SHARE

18 vjet pa fituar një trofe ndërkombëtarë për Gjermaninë janë shumë. Joachim Loew në grumbullimin përpara miqësores me Kilin, ja ka bërë të qartë të gjithë futbollistëve të tij seriozitetin që ata duhet të shfaqin në tre muajt në vazhdim nëse kërkojnë të jenë pjesë e Botërorit, Brazil 2014. Në një konferencë për shtyp, numri 1 i stolit të panterave bëri të ditur se të gjithë janë në provë nga ky moment dhe jo detyrimisht do të grumbullohen lojtarët më të mirë por ata që janë më në formë. Sipas Loew, të gjithë futbollistët që pretendojnë të jenë pjesë e Kupës së Botës, duhet të fillojnë një regjim murgjish në këto muaj, të jenë sa më profesionistë në klube dhe të kujdesen maksimalisht për formën e tyre fizike.

Loew theksoi se asnjë nuk duhet ta ndjejë veten të sigurt për një vend në Botëror duke i bërë të gjithëve të qartë se serioziteti në jetën e tyre të përditshme është po i rëndësishëm sa serioziteti që shfaqet dhe në grumbullimin me përfaqësuesen. Sipas trajnerit të Gjermanisë, çdo futbollist i grumbulluar së fundmi duhet ta ndjejë veten nga ky moment si në grumbullim dhe të japë pikësëpari maksimumin për klubin ku luan, në mënyrë që të shpresojë që të jetë dhe pjesë e kombëtares.

LEAVE A REPLY