Home Aktuale Lluka: Kosova po zbrazet, autobusët drejt Beogradit ishin plot (Foto)

Lluka: Kosova po zbrazet, autobusët drejt Beogradit ishin plot (Foto)

195
0
SHARE

Udhëheqësi i Departamentit për diasporën në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Jahja Lluka ka vizituar mbrëmë Stacionin e autobusëve, ku ka parë ikjen e madhe të qytetarëve të Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Llukës në Facebook.

“Sapo u ktheva nga stacioni i autobusëve në Prishtinë. Shkova për të parë edhe një herë nga afër ikjen, ikjen e madhe të bashkëqytetarëve tanë. Nga ajo që pash aty, dhe po ndaj me ju përmes disa fotove u bëra të ndjehem jashtëzakonisht keq. Kosova po zbrazet, autobusët drejt Beogradit ishin plot! Aty mësova se bileta në drejtim të Beogradit nuk kishte deri më 1 shkurt, ishin të rezervuara.

Gjatë një ore sa qëndrova aty, drejt Beogradit u nisën 8 autobus, të stërmbushur. Në njërin nga autobusët, sipas shoferit ishin afër 150 udhëtar.

Kuvendi i Kosovës, duhet urgjentisht të miratoj rezolutën për ndaljen e migrimit ilegal. Kjo ikje nuk ndalet me fjalë, por me hapje të vendeve të punës, me zhvillim, me perspektivë për qytetarët e Kosovës”.