Home Aktuale LIVE: Sfida miqësore Kosovë-Turqi

LIVE: Sfida miqësore Kosovë-Turqi

319
0
SHARE

luginapress ju sjell emocionet dhe raportin e drejtëpërdrejt të sfidës historike të Përfaqësueses së Kosovës ndaj asaj të Turqisë në Stadiumin Olimpik ‘Adem Jashari’.

 

Përfundon ndeshja në ‘Adem Jashari’. Turqia triumfoi 6:1 ndaj Kosovës, në ndeshjen e dytë ndërkombëtare të skuadrës ‘verdhekaltër’.

90’+2 Çfarë rasti për Mentor Zhdrellën! Futbollisti i Dritës merr një top të bukur, mirëpo nuk arriti ta mposht portierin turk në një duel një me një.

——————————————————————————————–

90’ Përfundon koha e rregullt në ‘Adem Jashari’. Tre minuta shtesë deri në fundin e takimit.

——————————————————————————————–

88’ Turqia e shënon edhe golin e shtatë, mirëpo ai anulohet për shkak të pozitës jashtëloje.

——————————————————————————————–

86’ Penallti për Turqinë. Potuk u ndal në mënyrë të palejuar nga Kristian Nushi.

Vetë Potul shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për 6:1.

——————————————————————————————–

82’ Olcan Adin kalon portierin kosovar, Mushica, mirëpo dështon të shënojë në portën e zbrazët. Çfarë rasti humbet Adin!

——————————————————————————————–

79’ Tjetër zëvendësim të Kosova. Mehmet Hetemaj largohet nga loja, Bajram Jashanica debuton me Përfaqësuesen e Kosovës.

——————————————————————————————–

77’ Selçuk Inan dhe Olcan Adın inkuadrohen në lojë, largohen Mustafa Pektemek dhe Ilhan Ozek Ahmet.

——————————————————————————————–

75’ Albion Avdijaj godet bukur nga jashtë 16-metërshi, mirëpo portieri turk ndal gjuajtjen e tij. Në aksionin vijues, harkimi i bukur i Zhdrellës nuk e gjen pikërisht Avdijajn në zonën turke.

——————————————————————————————–

71’ Mentor Zhdrella futet në lojë në vend të Dardan Rexhepit. Fatih Terim largon nga loja Ugur Demirok, teksa në lojë inkuadrohet ylli i Fenerbahçes, Caner Erkin.

——————————————————————————————–

71’ GOL! Turqia shënon golin e pestë. Mustafa Pektemek shënon me kokë në portën e zbrazët, pas pasimit që mori nga krahu i majtë.

——————————————————————————————–

70’ Zëvendësim te Turqia. Fatih Terim largon nga loja kapitenit, Bilal Kisa dhe në lojë fut yllin e Hamburgut, Hakan Calhanoglu.

——————————————————————————————–

62’ Dardan Rexhepi edhe njëherë nxjerr në sulm skuadrën e tij, duke pasuar te Albion Avdijaj, mirëpo gjuajtja e këtij të fundit përfundoi mbi portën turke.

——————————————————————————————–

61’ Kristian Nushi gjuajti bukur nga ana e djathtë, mirëpo gjuajtja e tij përfundoi në rrjetën e jashtme të portës turke.

——————————————————————————————–

60’ Zëvendësim i trefishtë te Kosova.

Lum Rexhepi, Faton Toski e Albert Bunjaku largohen. Në vend të tyre, Alban Bunjaku, Yll Hoxha dhe Albion Avdijaj.

——————————————————————————————–

58’ Kosova del bukur në një kundërsulm përmes Dardan Rexhepit, i cili kalon topin nga ana e djathtë, mirëpo harkimi në zonë u ndal nga portieri turk.

——————————————————————————————–

54’ GOL! Mustafa Pektemek ka shënuar golin e katërt të turqve, i ndihmuar edhe nga shtylla e djathtë e portës së Mushicës.

Tani Kosova ka punë të madhe për të bërë nëse e dëshiron një rezultat pozitiv nga kjo sfidë.

——————————————————————————————–

51’ Fanol Përdedaj ka lënduar dorën e majtë dhe vazhdimin e sfidës po e ndjek prapa bankës rezervë. Shkodran Metaj po e zëvendëson atë në fushë.

——————————————————————————————–

49’ GOL! Turqia shënon golin e tretë. Olcay Shahan realizon për 3:1 me një goditje të bukur jashtë 16-metërshit të Mushicës.

——————————————————————————————–

46’ Kosova kryen zëvendësimin e parë. Shkodran Metaj zë vendin e Fanol Përdedajt, i cili u përballë me një lëndim në pjesën e parë.

Turqia në anën tjetër largon Aydin Karabulut, ndërsa hynë në lojë Olcay Shahan.

——————————————————————————————–

46’ Fillon pjesa e dytë e takimit Kosovë-Turqi. Futbollistët kosovarë me topin.

——————————————————————————————–

statistics:
       shots on target : 1 – 6  
       shots off target : 2 – 2  
       possession (%) : 50 – 50  
       corner kicks : 1 – 4  
       offsides : 0 – 0  
       fouls : 6 – 5  
       yellow cards : 2 – 0  
       red cards : 0 – 0

45’+2 Përfundon pjesa e parë e takimit Kosovë-Turqi: Turqit në epërsi 2:1.

——————————————————————————————–

45’ Përfundon koha e rregulltë e takimit. Dy minuta shtesë janë akorduar nga gjyqtari i katërt.

——————————————————————————————–

44’ Rrezikon përsëri Turqia. Ilhan Ozek Ahmet gjuajti bukur nga distanca, por edhe njëherë Mushica intervenoi bukur për ta larguar rrezikun nga porta e tij.

——————————————————————————————–

36’ Bunjaku rrezikon përsëri! Gjithsesi, kësaj here goditja e tij ndalet nga portieri turk.

——————————————————————————————–

35’ Anëtari i Kaiserslauternit realizoi pas një pasimi të ulët nga ana e majtë për ta ngushtuar epërsinë turke në 2:1.

——————————————————————————————-

35’ Shënon Kosova! Albert Bunjaku realizon golin e parë zyrtarë në histori të Përfaqësueses së Kosovës.

——————————————————————————————–

34’ Turqia shënon golin e dytë. Kapiteni Bilal Kisa befason Kushtrim Mushicën me një goditje nga një distancë e largët për të realizuar për 2:0.

——————————————————————————————–

32’ Debatik Curri ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Aydin Karabulut. Ndërhyrja ishte në lojtarin e fundit, mirëpo gjyqtari toleroi mbrojtësin kosovar duke mos e ndëshkuar me të kuq.

——————————————————————————————–

31’ Kartoni i parë i verdhë në ndeshje për Mehmet Hetemajn.

——————————————————————————————–

27’ Tarik Camdal gjuajti bukur nga rreth 30 metra, mirëpo edhe njëherë Kushtrim Mushica intervenoi për mrekulli duke larguar topin për një rivënie nga këndi.

——————————————————————————————–

26’ Dardan Rexhepi del në një kundërsulm për Kosovën, por ndalet nga mbrojtja vendase.

———————————————————————————————

24’ Faton Toski harkon bukur nga një gjuajtje e lirë, mirëpo portieri turk, Volkan Babacan, grushton topin nga zona e tij.

———————————————————————————————

23’ Turqia rrezikon me një harkim nga këndi, por Mushica tregohet edhe njëherë tejet i sigurtë.

———————————————————————————————

22’ Fanol Përdedajt po i jepet ndihma mjekësore pas një lëndimi të pësuar.

———————————————————————————————

19’ Kristian Nushi gjuan nga largësia, por topi përfundon mbi portën turke.

———————————————————————————————

19’ Kosova rrezikon përmes një harkimi nga Faton Toski, mirëpo ai ishte pak më i lartë se që duhej për Albert Bunjakun e Dardan Rexhepin.

———————————————————————————————

16’ – Turqia përsëri me një rast ideal shënimi. Pas një pasimi nga ana e djathtë, Mustafa Pektemek goditi bukur, mirëpo portieri kosovar, Mushica, bëri një intervenim fantastik për ta larguar rrezikun nga porta e tij.

———————————————————————————————

15’ Turqit rrezikojnë përmes një kundërsulmi nga ana e djathtë, mirëpo harkimi final ishte i dobët dhe përfundoi jashtë fushe.

———————————————————————————————

12’ Gabim i dyfishtë i mbrojtësit kosovar, Lum Rexhepi, mirëpo futbollistët turq nuk përfitojnë nga një gjë e tillë.

———————————————————————————————

10’ Kur kanë kaluar 10 minuta nga fillimi i takimit, përveç golit të turqve, nuk pati ndonjë rast për t’u veçuar, teksa ndeshja po koncentrohen në mesin e fushës.

———————————————————————————————

2’ Ozek Ahmet përfitoi nga një gabim në mbrojtje për ta mposhtur Kushtrim Mushicën me një gjuajtje të furishme nga krahu i djathtë.

———————————————————————————————

2’ Përfaqësuesja turke shënon! Ilhan Ozek Ahmet ka shënuar për 1:0.

———————————————————————————————

18:00 Ka filluar ndeshja historike mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Turqisë. Të parët me topin luajnë turqit.