Home SPORT Atletico ‘shkatërron’ autobusin e Mourinhos, sfidon Realin në finale (VIDEO)

Atletico ‘shkatërron’ autobusin e Mourinhos, sfidon Realin në finale (VIDEO)

47
0
SHARE

 

Atletico Madrid është skuadra e dytë finaliste këtij edicioni në Ligën e Kampionëve. Atletico ‘shkatërroi’ autobusin e Jose Mourinhos në ‘Stamford Bridge’, duke triumfuar 3:1. Në finalen e Lisbonës më 25 maj, skuadra e Simeones luan kundër rivalit lokal, Real Madrid.

Atletico Madridi ka arritur ta rishkruaj historinë e saj. Skuadra kryeqytetase spanjolle ka arritur të sigurojë një vend në finalen e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone triumfoi 3:1 në udhëtim ndaj Chelseat në ‘Stamford Bridge’, duke hedhur në ujë taktikat defensive të Jose Mourinho.

Me golat e shënuar nga Adrian, Diego Costa e Arda Turan, Atletico siguroi finalen e 25 majit në Lisbonë, aty ku e pret Real Madridi.

Golin e vetëm për londinezët në këtë sfidë e shënoi ish-anëtari i Atleticos, Fernando Torres.

Kjo është vetëm hera e dytë që Atletico arrin një sukses të tillë, teksa më së shumti ky sukses i atribuohet trajnerit Simeone.

 

———————————————————————-

Mbyllet gjithçka në ‘Stamford Bridge’. Atletico fiton 3:1 për të shkuar në finalen e Lisbonës. Sukses historik për skuadrën spanjolle.

———————————————————————-

90’+4 – Rrezikon Eden Hazard, por pa sukses.

———————————————————————-

90’ – Pesë minuta shtesë në këtë sfidë, që tashmë duket e mbyllur.

———————————————————————-

87’ – Lojtarët e Chelseat tashmë janë dorëzuar në këtë sfidë.

Atletico duhet të fillojë të mendojë për finalen e 25 majit ndaj Real Madridit.

———————————————————————-

82’ – Zëvendësimi i fundit për Diego Simeonen.

Arda Turan largohet nga loja, në vend të tij inkuadrohet Christian Rodriguez.

———————————————————————-

 

76’ – Zëvendësime te të dyja skuadrat.

Simeone largon Diego Costan, në lojë inkuadrohet Jose Sosa. E, Mourinho fut në lojë AndreSchurrlen për të larguar Willianin.

———————————————————————-

Goli i Arda Turan

71’ – GOOOOOOOOOL!

Arda Turan dërgon në finale Atletico Madridin! Mesfushori turk shënon për 3:1 dhe tani Chelseat i duhen tre gola për të shkuar në finale. Mision i pamundur për londinezët me lojën që po zhvillojnë.

———————————————————————-

70’ – Edhe 20 minuta shpresë për Chelsean, teksa Atletico është aq minuta larg finales, atje ku tashmë ka shkuar Real Madridi.

———————————————————————-

 

66’ – Zëvendësim edhe te Chelsea.

Del nga loja realizatori i golit të vetëm të Chelseat, Fernando Torres, teksa Demba Ba inkuadrohet në lojë.

———————————————————————-

66’ – Zëvendësim te Atletico Madridi.

Raul Garcia inkuadrohet në lojë, teksa Adrian i lëshon vendin atij.

———————————————————————-

64’ – Courtois shpëton Atleticon!

Goditja me kokë nga David Luiz ndalet për mrekulli nga portieri belg, duke devijuar topin në rivënie nga këndi. Super-rast për Chelsean.

———————————————————————-

Goli i Diego Costas

60’ – GOOOOOOOL!

Diego Costa shënon për 2:1 për Atleticon nga pika e bardhë e penalltisë. Atletico Madridi ‘prek’ finalen e Lisbonës.

———————————————————————-

59’ – Penallti për Atletico Madridin!

Samuel Eto’o ndali në mënyrë të palejuar Diego Costën brenda 16-metërshit të zonës së Chelseat.

———————————————————————-

53’ – Çfarë rasti për John Terryn!

Kapiteni i Chelseat goditi bukur me kokë pas një harkimi nga ana e djathtë, mirëpo Courtois largoi topin jashtë zonës së tij.

———————————————————————-

52’ – Tiago rrezikon sërish për Atletico Madridin.

Gjithsesi, goditja e ulët e tij ndalet nga portieri australian, Schwarzer.

———————————————————————-

47’ – Rast ideal për Atletico Madridin!Pas një hutije në mbrojtjen e Chelseat, Arda Turan, godet bukur, por Schwarzer devijon topin për një rivënie nga këndi.

———————————————————————-

46’ – Fillon pjesa e dytë e sfidës Chelsea-Atletico Madrid.

Pas 45 minutash lojë, shifrat janë të barabarta, 1:1. Torres realizoi për Chelsean, teksa golin e mysafirëve e shënoi Adrian.

———————————————————————-

Goli i Adrian:

Goli i Fernando Torresit:


———————————————————————-

Mbyllet pjesa e parë në ‘Stamford Bridge’. Torres shënoi për vendasit i pari, teksa Adrian barazoi shifrat në fundin e këtij 45-minutëshi.

———————————————————————-

44’ – GOOOOOOOL!

Adrian ka arritur ta barazoj rezultatin për Atleticon në 1:1, pas një goditje të bukur nga ana e majtë.

———————————————————————-

42’ – Atletico rrezikon sërish nga gjuajtja e lirë.

Pas harkimit nga Koke, Tiago godet me kokë mirëpo portieri i Chelseat kap topin.

———————————————————————-

37’ – Kjo është vetëm paraqitja e dytë e Torresit ndaj ish-skuadrës së tij, Atletico, që nga viti 2007 kur kaloi te Liverpooli.

———————————————————————-

36’ – GOOOOOOOOL!!

Ish-anëtari i Atletico Madridit, Fernando Torres, ka shënuar për Chelsean me një goditje të bukur, pas pasimit zhagas që mori nga krahu i djathtë.

—————————————————————————-

32’ – John Terry shpëton nga rreziku Chelsean, pas harkimit nga Arda Turan.

—————————————————————————-

31’ – Gjyqtari Nicola Rizzoli jep kartonin e tij të parë të verdhë në sfidë.

Gary Cahill ndëshkohet pas një ndërhyrje ndaj Diego Costas.

—————————————————————————-

30’ – Atletico Madridi provon të rrezikojë nga ana e majtë përmes Filipe Luis, mirëpo ky i fundit ndalet nga mbrojtja vendase.

—————————————————————————-

23’ – Luiz rrezikon te Chelsea!

Mbrojtësi spanjoll gjuan bukur në mënyrë akrobatike, mirëpo topi nuk qëllon portën e Atleticos, duke përfunduar jashtë.

—————————————————————————-

22’ – Vazhdon loja e zbehtë në sulm e të dyja skuadrave, të cilat po pozicionohet jashtëzakonisht mirë në mbrojtje.

—————————————————————————-

Në sfidën Chelsea- Atletico Madrid i pranishëm është edhe legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona.

—————————————————————————-

19’ – Atletico me një tjetër rast të volitshëm shënimi. Pas një aksioni të bukur, Diego Costa godet, mirëpo Gary Cahill ndalon gjuajtjen e sulmuesit të natyralizuar spanjoll.

—————————————————————————-

18’ – Chelsea provon të rrezikojë nga ana e majtë, por harkimi i ulët i Hazard ndalet nga portieri i Atleticos.

—————————————————————————-

16’ – Menjëherë në kundërsulm hidhet Atletico. Adrian futet bukur në zonën kundërshtare, por goditja e tij zhagas ndalet nga mbrojtja vendase.

—————————————————————————-

15’ – Willian provon goditjen e tij nga gjuajtja e lirë, mirëpo topi përfundon mbi portën e Courtois.

—————————————————————————————-

13’ – Një taktitë e bukur nga Chelsea nga një gjuajtje e lirë dhe Ramires faullohet para zonës së 16-metërshit të Atleticos.

—————————————————————————————-

10’ – Kalojnë 10 minuta lojë në ‘Stamford Bridge’. Përveç rastit të Kokes, sfida ende nuk ka sjell ndonjë rast të mirë shënimi.

—————————————————————————————-

6’ – Chelsea provon të rrezikojë me një top të gjatë për Fernando Torres, por pa sukses.

—————————————————————————-

4’ – Rrezikon Atletico!

Pas një rivënie nga këndi, topi i rikthehet Kokes dhe gjuajtja e bukur e këtij të fundit godet traversën e Schwarzer.

—————————————————————————————–

2’ –Të dyjat skuadrat duke mirë të pozicionuara në mbrojtje, duke bërë me dije një lojë me pak gola.

—————————————————————————————-

1’ – Fillon ndeshja në ‘Stamford Bridge’ mes Chelseat dhe Atletico Madridit.

Të parët me topin luajnë vendasit.

———————————————————————————————–

20:44 – Gjithçka gati për supersfidën e ‘Stamford Bridge’.