Home SPORT Reali në finale pas 12 vjetësh, turpërohet Bayerni

Reali në finale pas 12 vjetësh, turpërohet Bayerni

575
0
SHARE

Real Madridi është kualifikuar për në finale të Ligës së Kampionëve, për herë të parë pas vitit 2002, duke turpëruar Bayern Munichun në gjysmëfinale. Spanjollët triumfuan 5:0 në rezultat të përgjithshëm.

Ka përfunduar gjithçka në ‘Allianz Arena’.

Real Madridi kualifikohet në finalen e Lisbonës, për herë të parë pas 12 vjetësh.

Finalja e Lisbonës zhvillohet më 25 maj.

————————————————————————————-

89’ – GOOOOOOOL!

Cristiano Ronaldo vulosi fitoren e madhe të Real Madridit në ‘Allianz Arena’. Portugezi shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për 4:0.

————————————————————————————-

84’ – Carlo Ancelotti kryen të tria zëvendësimet.

Braziliani, Casemirio, inkuadrohet në lojë në vend të argjentinasit, Angel Di Maria.

————————————————————————————-

79’ – Carlo Ancelotti kryen zëvendësimin e dytë. Karim Benzema largohet nga fusha për t’i lënë vend Iscos.

————————————————————————————-

78’ – Tjetër rrezik për portën e Casillas.

Toni Kroos gjuan bukur nga 20 metra, mirëpo topi përfundon pak mbi portën e portës spanjolle.

————————————————————————————-

77’ – Rrezikon Mario Gotze, mirëpo gjuajtja e tij shkon mbi portën e Casillasit.

————————————————————————————-

75’ – Sergio Ramos zëvendësohet nga Raphael Varene.

Carlo Ancelotti ruan Ramosin për sfidën finale, të cilët tani pothuajse e ka siguruar.

————————————————————————————-

71’ – Franck Ribery del nga fusha për t’i lënë vend Mario Gotzes.

Del edhe Thomas Muller, në lojë Claudio Pizarro.

————————————————————————————-

70’ – Kur kanë mbetur edhe 20 minuta para fundit të sfidës, Cristiano Ronaldo provon ta shënojë golin e tij të dytë në këtë ndeshje përmes një goditje me kokë.

Gjithsesi, topi përfundon mbi portën e Neuerit.

————————————————————————————-

68’ – Franck Ribery ka kaluar në krahun e djathtë, duke sulmuar më shumë portën spanjolle, mirëpo nuk po arrin të krijojë shumë raste për skuadrën e tij.

————————————————————————————-

65’ – Real Madridi kërkon golin e katërt! Në një tollovi të krijuar në zonën bavareze, Neuer shpëton skuadrën e tij nga goli i katërt.

————————————————————————————-

————————————————————————————-

59’ – Franck Ribery provon goditjen e tij pas një solo-aksioni të bukur, mirëpo Casillas reagon bukur për ta ndalur atë.

————————————————————————————-

57’ – Arjen Robben me një gjuajtje tejet të rrezikshme drejt portës së Casillas provon ta ngushtojë epërsinë e mysafirëve.

Por, gjuajtja e bukur e holandezit përfundoi pak jashtë portës së spanjollit.

————————————————————————————-

53’- Rrezik për Real Madridin!

David Alaba provoi një goditje brenda zonës së ‘mbretërve’, mirëpo mbrojtja spanjolle largoi topin për rivënie nga këndi.

————————————————————————————-

52’- Arjen Robben vazhdon të jetë ‘motori’ i sulmeve të Bayernit, por gjithsesi pa rezultat.

Vazhdon epërsia 3:0 e Realit.

————————————————————————————-

50’ – Pep Guardiola ka vendosur të ndryshoj taktikë.

Ndonëse po humb 3:0, ka inkuadruar në lojë mesfushorin shkatërrues, Javi Martinez, për sulmuesin Mario Mandzukic.

————————————————————————————-

 

46’ – Ka filluar pjesa e dytë e sfidës në ‘Allianz Arena’.

Reali është 45 minuta larg Lisbonës, teksa Bayernit i mbetet një mal për ta kaluar.

————————————————————————————

Golat e pjesës së parë:

 

Përfundon pjesa e parë: Real Madridi po zhvillon lojën e ëndrrave, duke kryesuar me tre gola epërsi.

Finalja për ‘mbretërit’ është në duart e tyre, teksa Bayernin vetëm një mrekulli mund ta dërgoj në Lisbonë.

————————————————————————————-

44’ – Bayerni rrezikon sërish. Arjen Robben provon një harkim të lehtë, mirëpo mbrojtja mysafire largoi topin.

————————————————————————————-

41’ – Bayerni në aksion. Mandzukic provoi të shënonte me një goditje me kokë, mirëpo pa sukses.

As gjuajtja nga Alaba nuk rrezikoi Casillasin, duke përfunduar vetëm si rivënie nga këndi.

————————————————————————————-

38’- Karton i verdhë për Xabi Alonson. Mesfushori spanjoll do të mungojë në ndeshjen finale, nëse Reali e arrin atë e që është në rrugë të mirë për ta bërë.

————————————————————————————-

38’ – Çfarë rasti për Ronaldon! Portugezi tentoi përsëri ta mposht Neuerin, pasi ky i fundit bën një tjetër dalje të pamatur.

Gjithsesi, topi shkoi mbi portën e zbrazët.

————————————————————————————-

34’ – Portugezi shënoi pas pasimit fantastik të uellsianit Gareth Bale, për ta mposhtur për të tretën herë Neuerin.

Punë e madhe e pret tani Bayernin.

————————————————————————————-

34’ GOOOOOL!!!

Cristiano Ronaldo ka shënuar për 3:0 ndaj Bayern Munichut! Real Madridi e sheh vetën në finalen e Lisbonës.

————————————————————————————-

33’ – Bayern Munich nuk po arrin të krijojë ende asnjë rast të mirë shënimi, përderisa skuadra mysafire po tregohet e rrezikshme në çdo kundërsulm.

————————————————————————————-

27’ – Cristiano Ronaldo përsëri rrezikon për Realin. Gjithsesi goditja e tij zhagas shkoi jashtë portës së Neuerit.

————————————————————————————-

25’ – Franck Ribery rrezikoi për bavarezët, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë portës së Iker Casillas.

————————————————————————————-

20’ – GOOOOL! Përsëri Sergio Ramos shënon për Real Madridin.

Qendërmbrojtësi realizoi edhe njëherë me kokë për 2:0 në favor të ‘mbretërve’.

————————————————————————————-

17’- GOOOOL! Sergio Ramos shënon për Real Madridin!

Mbrojtësi spanjoll u shkëput më së larti për të realizuar me kokë pas harkimit nga këndi, duke mposhtur portierin bavarez, Neuer.

————————————————————————————-

 

 

 

 

 

 

 

9’ – Çfarë rasti lëshon Gareth Bale! Pas gabimit nga Manuel Neuer, Bale nga mëse 40 metra provoi të shënonte në portën e zbrazët, mirëpo nuk e qëlloi cakun.

————————————————————————————-

8’- Real Madridi arriti të rrezikoj përmes një kundërsulmi, mirëpo harkimi i ulët i Carvajal i ndal nga Dante.

————————————————————————————-

3’ – Bayern Munich ka marrë kontrollin e ndeshjes, duke dominuar me posedim të topit.

————————————————————————————-

1’ – Ka filluar ndeshja në ‘Allianz Arena’ para një publiku fantastik.

Të parët me topin luajnë mysafirët.

————————————————————————————-

20:43 Gjithçka gati për të filluar supersfida mes Bayernit dhe Real Madrid.

Paraprakisht, një minutë heshtje për Vilanovën e Boskovin