Home Aktuale Lista Serbe në Beograd: Ka kaluar koha kur serbët nga Kosovë do...

Lista Serbe në Beograd: Ka kaluar koha kur serbët nga Kosovë do të dëgjojnë urdhrat nga Prishtina!

119
0
SHARE

Vendimi për pjesëmarrjen e mëtejshme të serbëve në Qeverinë dhe institucionet e Kosovës do të merret pas vazhdimit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, i cili është planifikuar për të hënën më 9 shkurt, ka thënë i ashtuquajturi shefi i Zyrës për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriç, pas takimit të sotëm të përfaqësuesve të Listës Serbe me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në prononcimin e tij për mediat, pas takimit, Gjuriç dënoi “veprimin e njëanshëm të kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, që Aleksandar Jabllanoviq mos të jetë më pjesë e kabinetit të tij”, duke shtuar se kjo do të vështirësojë dialogun në Bruksel.

Ai tha se vendimi për pjesëmarrje të mëtejshme të serbëve në Qeverinë e Kosovës do të merret javën e ardhshme, pas takimit në Bruksel, në takimin e përfaqësuesve serbë të cilët “marrin pjesë në organet dhe institucionet e përkohshme të Kosovës” dhe në të cilin do të marrë pjesë edhe kryeministri Vuçiq.

“Nuk pranojmë se Jabllanoviq është fajtor për ndonjë gjë; nuk pranojmë se Lista Serbe është përgjegjëse për rritjen e tensioneve politike në Kosovë dhe Metohi”, tha Gjuriq.

Ai theksoi se në takim është vendosur që mos të pranohet asnjë tezë e përgjegjësisë së Jabllanoviqit dhe se “afera ndaj tij është artificiale”.

“Ky hap i Mustafës dhe Thaçit vështirëson dhe përkeqëson atmosferën para raundit të ardhshëm të dialogut. Ka kaluar koha kur serbët nga Kosovë dëgjojnë urdhrat nga Prishtina”, ka thënë Gjuriq.

Megjithë këmbënguljen e gazetarëve, Jabllanoviq nuk është prononcuar lidhur me pjesëmarrjen e mëtejshme në jetën politike.

Në takimin e sotëm në Beograd me kryeministrin Vuçiq, Gjuriqin dhe ministrin për Punë dhe Politike Sociale, Aleksandar Vullin, kanë marrë pjesë zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariq, si dhe ministri i shkarkuar për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustava, dy ditë më parë ka deklaruar se është shkarkuar ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.