Home Aktuale Lindi “Shpresa”, në Luginë

Lindi “Shpresa”, në Luginë

286
0
SHARE

Me datë 05.03.2016, Luginës së Preshevës iu shtua edhe një organizatë; Organizata Kulturore-Humanitare “Shpresa”.
Themeluesit dhe anëtarët e kësaj organizate janë një grup i të rinjve nga Komuna e Bujanocit dhe Preshevës, të cilët kanë bindje të ndryshme politike, por që këto bindje-divergjenca nuk i pengojnë këta të rinjë të bashkohen dhe të bashkëveprojnë për të mirën e shoqërisë respektivisht të të rinjve të kësaj shoqërie.
Një formacion i tillë siç ka kjo Organizatë, fillimisht mund që ti mos pëlqej subjekteve politike ku këta të rinjë veprojnë, por që mbështetjen e madhe morale këta të rinjë e presin nga populli, që sipas tyre edhe populli mbeshtet fuqishëm unitetin e shqiptarëve e sidomos të të rinjve të Luginës së Preshevës, të cilët janë e ardhmja e kësaj shoqërie.
Misioni-veprimtaria e kësaj organizate do të jetë:

-Zhvillimi i kulturës; inkuadrimi i të rinjve në aktivitete kulturore, duke pas parasysh se kultura është identiteti ynë.
-Mbledhja dhe shpërndarja e ndihmave humanitare; duke pasur parasysh se ndihma ndaj njëri-tjetrit është detyrë kombëtare dhe duke pasur parasysh se kjo shton kujdesin dhe dashurinë ndaj njëri tjetrit.
-Kujdes për të braktisurit, të pa strehë etj.
-Kujdes për femijët jetim.
-Organizime të ndryshme kundur fenomeneve negative në shoqëri(narkomania, alkoholizmi, duhani, prostitucioni, korrupcioni etj.)
-Organizime të ndryshme për ruajtjen e mjedisit.
-Takime të ndryshme me organizata të ndryshme të cilat veprojnë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, në mënyrë që të krijohen urat e bashkupinimit mes të rinjve të Luginës së Preshevës dhe të rinjve të tre shteteve të sipër përmendura, etj..

Në fund ju njoftojmë me kryesin dhe anëtarët e kësaj organizate:

Nevzad Lutfiu-kryetar
Dionesa Ebibi-zv.kryetare
Sead Bislimi-zv.kryetar
Fidan Hajredini-sekretar
Besir Fejzullahu-arkatar
Adil Taipi-këshill organizativ.
Blerta Hasani-anëtare
Qëndresa Ebibi-anëtare
Almir Alili-anëtar
Vullnet Abazi-anëtar
Alejna Rashiti-anëtare
Arbresha Sabedini-anëtare
Leutrim Lutfiu-anëtar
Muhamed Alimi-anëtar
Genta Avdiu-anëtare
Rrezarta Ameti-anëtare
Rabie Selmani-anëtare
Mervan Ajdini-anëtar
Fitim Latifi-anëtar