Home Aktuale Limaj: Nisma do jetë befasia e zgjedhjeve parlamentare

Limaj: Nisma do jetë befasia e zgjedhjeve parlamentare

86
0
SHARE

Nisma për Kosovën sot themeloi Këshillin Iniciues në qytetin e Vushtrrisë. Kryetari i Këshillit Kombëtar Jakup Krasniqi ka kritikuar qeverisjen aktuale duke thënë se i ka lënë qytetarët në mjerim.
“Që pesëmbëdhjetë vjet dikush rreh gjoks se është baba i UÇK-së, por shumë djem të saj i la në mjerim, dhe i bie ndërmend për ata një hërë në çdo katër vjet kur u duhet vota e tyre, dhe pa fije turpi përpiqet marrëzisht fajin t’ia lë Kuvendit të Kosovës. Në të njëjtën kohë, Komisioni Qeveritarë i ngarkuar për përcaktimin e numërit të veteranëve, deri më sot nuk ka bërë madje as gjysmën e punës.”, ka thënë Krasniqi.

Ligji, deri më tani nuk e pengon asnjë individ që t’i ndihmoj njerëzit në nevojë për të cilët ky pushtet nuk ka asnjë evidencë, pasi deri tani nuk i janë dashur votat e tyre. Tani kur e sheh humbjen e pa shmangshme, po e shfrytëzon armën e mashtrimit, kuptohet nëse i shitet,” ka shtuar z. Krasniqi.

Ndërsa, Kryetari i Kryesisë së Nisma Për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se NISMA nuk do emra të mëdhenj të politikës, por njerëz të mëdhenj, të cilët kanë bërë projekte për vendin e tyre dhe duan të punojnë për vendin e tyre.
Ai në vazhim ka thënë “Duam njerez që kanë kredibiltet njerezor për t’i shërbyer vendit të tij sot. NISMA për Kosovën po i ofron Vushtrrisë dhe Kosovës kuadër të gatshëm për të marrë përgjegjësi. – Jemi të interesuar t’u japim hapësirë të gjithëve që në një mënyrë kanë qenë të pasivizuar – NISMA do jetë befasia e zgjedhjeve parlamentare ketë vit. Do të keni mbështetjen e plotë nga ne qytetarë të nderuar”, shtoi Limaj.

Limaj ka folur edhe për papunësinë duke e quajtur si shumë shqetsuse faktin:
“ Papunësia në vendin tonë po bëhet çdo ditë më shqetsuse. Sipas raportit të Bankës Botërore në Kosovë janë 176 mijë të pa punë, ndërsa ne ende themi se qëndrojmë mirë si vend, sepse situata e tillë ka bërë që shumë djemë e vajza të rinjë të largohen nga Kosova.
Ndër të tjera Limaj ka thënë se vendi ende nuk ka plane konkrete për një bujqësi, ekonomi e energjetikë të zhvilluar.
“Nisma do filloj dhe shfrytezoj maksimalisht mundesitë për të mirën e qytetareve. Ne ju sigurojmë që me ketë ekip këtu, atë që e premtojmë edhe do e realizojmë. Ne do punojmë shumë që të hapim vende të reja pune, ti mbëshesim bujqit dhe çdo fushë tjetër zhvillimorë për vendin.
Ajo qeveri që e mbanë popullin me lëmoshë nuk është qeveri e popullit por ajo vetëm do ta mbajë atë pa bukë. Ka ardhë koha kur nuk mundë të ndalen politikanët nese nuki ndalni ju, ndryshimet mund ti bëjnë qytetarët përmes votës”,ka thënë në fund Limaj.
Kurse Kryetari i NISMËS për Vushtrri z. Nehat Maxhuni ka thënë se nevoja për Nismën në Kosovë është e madhe, dhe akoma më e madhe është nevoja për një fillim të ri në Vushtrri.