Home Aktuale Limaj, kryetar i kryesisë së Nismës për Kosovën

Limaj, kryetar i kryesisë së Nismës për Kosovën

133
0
SHARE

Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë është bërë hapja zyrtare e Nismës për Kosovën, subjekti më i ri politik në Kosovë, i themeluar nga tashmë dy ish-anëtarë të PDK-së, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj.

Zyrtarisht, Limaj është emëruar Kryetar i Kryesisë së Nismës për Kosovën.

Jakup Krasniqi, Kryetar i Këshillit Kombëtar të partisë së re, në fjalimin e tij para shumë të pranishmëve, ka thënë se Nisma do ta forcojë shtetin e Kosovës.

“Ne do t’ia hapim vendit tonë rrugën e integrimeve evropiane”, ka thënë Krasniqi, duke i ftuar qytetarët që t’i bashkohen subjektit të porsa formuar politik.

Ai ka thënë se kjo Nismë do të angazhohet për bashkëpunim me shtetin shqiptarë dhe të gjithë shqiptarët në rajon.

Sipas tij, për Nismën është e papranueshme që 15 vjet pas luftës ende ka varreza masive në Serbi. “Kjo duhet të përfundoj dhe eshtrat e shqiptarëve të kthehen në shtëpi”, ka thënë ai, duke kërkuar edhe kthimin e fondit pensional të marrë nga Serbia.

LEAVE A REPLY