Home Aktuale Limaj: Arroganca e qeverisë nuk e parandaloi protestën

Limaj: Arroganca e qeverisë nuk e parandaloi protestën

121
0
SHARE

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, përmes Facebookut shkruan se koalicioni qeverisës po tregohet arrogant në raport me zhvillimet e fundit në vend.

Sipas Limajt kjo për shkak se qeveria ka mundur që të realizoj thirrjen e opizitës për interpelancë për të parandaluar protestën e paralajmëruar, por e ka shtyer për të enjtën.

Lexojeni të plotë postimin e Limajt

Koalicioni qeverisës po vazhdon te udhëhiqet me logjiken e arrogances së numrave. Besoj të gjithëve ju kujtohet se këto ditë drejtuesit e koalicionit qeverisës ftonin që për rastin Jabllanoviç dhe për qështje tjera të zhvillohet dialog në Kuvend dhe jo përmes protestave. Se ata nuk jan të sinqert dhe po bëjn hipokritzi, tregon më së miri mbledhja e sotme e kryesisë së Kuvendit e cila në vend që seancen për interpelancë me Kryeministrin për qështjen Jabllanoviç të thirrur nga opozita ta mbaj nesër, pra një ditë para protestës që do ti jepte mundësi të gjithëve te debatojm për këtë qështje kryesia e Kuvendit sot vendosi që seanca për interpelancë për ministrin Jabllanoviç të mbahet në ditën e enjte një ditë pas protestës. Kjo sjellje arrogante e koalicionit qeverisës edhe një her tregon papërgjegjësi për gjendjen në vend josinqeritet dhe hipokritzi.