Në varrimin e profesorit Sali Salihu sot kanë marrë pjese dhe nga Lidhja e Historianëve të Kosovës prof Nexhat Krasniqi dhe prof. Mustafë Haziri.
Gjatë ditës së sotme është varrosur profesori i historisë Sali Salihu nga Tërrovci i Bujanocit i cili ndërroi jetë para dy dite.
Ndërkaq në varrimin e profesorit Sali Salihu sot kanë marrë pjese dhe nga Lidhja e Historianëve të Kosovës prof Nexhat Krasniqi dhe prof. Mustafë Haziri.
Pas ceremonive fetare u ngrit lartë vepra e profesor Sali Salihut nga Lidhja e Historianëve të Kosovës dhe nga kolektivi i shkollës “Muharrem Kadriu” nga Tërrnovci.
Në fjalimin e tij profesori i historisë Nexhat Krasniqi mes tjerash tha se veprimtaria e profës Sali ishte për të qenë krenarë me të bëmat që i duhen një SHQIPTARI TË DEVOTSHËM!
Në vazhdim ju sjellim fjalimin e tij:
Sot ju dha lamtumira e fundit fizike e veteranit të arsimit, publicistit, veprimtarit, unifikusit mendjendritur shokut tonë e të gjithë shqiptarëve vullnetmirë Prof. Mr. i historisë Sali Salihu nga Ternovci i Bujanovcit të Kosovës Lindore.
Profa Sali i kaloj kufinjtë e familjes e vendlindjes së tij, duke depertuar në të gjitha trevat shqiptare si njëri nga miqtë më të devotshëm të Kauzës Kombëtare! Përkundër situatës nga coronavirusi, ne u detyruam të jem fizikisht në ndarjen e fundit fizike, por kurr shpirtërore! Familja Salihu, dhimbjen për më të dashurin tuaj kthene në krenari, sepse veprimtaria e profës Sali ishte për të qenë krenarë me të bëmat që i duhen një SHQIPTARI TË DEVOTSHËM! Zoti e mëshiroftë dhe e gradoftë në xhenetin më të larta!
E për kontrubutin e tij në në arsim dhe në aspektin e çështjes kombëtare foli drejtori i shkollës fillore”Muharrem Kadriu” nga Tërrnovci Nazer Zairi duke thënë se profesor Salihu ishte i një nejri i ditur dhe i guximshëm.
Profesor Sali Salihu për katër dekada punoi si profesor i historisë duke dhënë një kontribut të çmueshëm ndër gjenerata.
Vitin e kaluar u pensionua derisa u çmua lartë vepra dhe kontributi i tij në edukimin e shum gjeneratave nga shkolla fillore”Muharrem Kadriu”./Lugina Press/