Home Aktuale Lëvizja e Progresit Demokratik mbanë konventën solemne (foto&video)

Lëvizja e Progresit Demokratik mbanë konventën solemne (foto&video)

305
0
SHARE

     Me moton   “TË BASHKUAR NË FITORE”    Lëvizja e Progresit Demokratik   në Bujanoc ka mbajtur  konventën e saj  solemne në pragë të zgjedhjeve lokale të 24 prillit.

 Në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Bujanoc Lëvizja e Progresit Demokratik    ka mbajtur  konventën e saj  solemne në pragë të zgjedhjeve lokale të 24 prillit  me moton   “TË BASHKUAR NË FITORE”    Simpatizantë të shumtë të Lëvizjes  së  Progresit Demokratik  kanë marrë pjesë në konvnetën solemne të këtij subjekti politik.

10364076_1142842555735668_648525502534418930_n

       Në këtë konventë përveç simpatizantëve të këtij subjekti politik kanë marrë pjesë edhe përfaqësues politik e institucional të shqiptarëve nga Lugina dhe Maqedonia,  duke filluar nga Nagip Arifi kryetar i PD-së  njëherit  kryetar i komunës së Bujanocit, Ragmi Mustafa kryetar i PDSH-së  njëherit kryetar i komunës së Preshevës pastaj  zëvendës kryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferi, Xhemail Jashari vëllau i dëshmorit të kombit Ismet Jashari. 12527930_1099804416726003_1137530760_n

     Konventën e drejtoi Nevzad Lutfiu. Fillimisht  fjalën përshëndetëse e mori   kryetarja e forumit të gruas  e LPD-së, Fatlume Lutfiu.

10649471_1142842595735664_1078499868508870686_n

Ndërkohë të pranishmit i falënderoi dhe kryetari i forumit rinor Valmir Beqiri, i cili tha se   me antarsimet e reja kryesisht nga të rinjët e Bujanocit po tregon fuqinë dhe rrespektin që po i bëhet Lëvizjës së Progresit Demokratik.

11220891_1142842735735650_2123821144712653826_n

Në fjalën përshendetëse kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa i dha një mbështetje të fuqishme LPD-së duke ftuar  qytetarët që të përkrahin njeriun e luftës dhe të paqës Jonuz Musliun.

10645244_1142842829068974_5801237396203310633_n

   Kryetari i PD-Së Nagip Arifi njëherit kryetari i Bujanocit Nagip Arifi në fjalën e tij përshëndetës i uroi suksese  LPD-së.

10405569_1142842849068972_3072618746416142410_n

Para të pranishmëve  foli dhe  zv. kryeministri  i  Maqedonisë  Musa Xhaferi,  i cili  me këtë rast ftoj të gjithë partitë të jenë të unifikuara në zgjedhjet e ardhshme.

 Në konventë fjala   e  rastit  iu dha edhe Xhemail Jasharit, ish i burgosur politik,vëllai i dëshmorit të kombit Ismet  Jashari  të cilit i pëlqeu moto  e LPD-së “Të bashkuar, Në fitore” e që tha  se të bashkuar do të fitojnë shqiptarët në Bujanoc  dhe asnjëherë nuk duhet të  ndahen.

10530896_1142842902402300_6230473187288421995_n

Jashari po ashtu para të pranishmëve  foli  për historikun e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ate e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, i cili  kujtoi  momente që kishin kaluar    me liderin e LPD-së   Jonuz Musliu.

Krejt  në fund  Kryetari  i Lëvizjes së Progresit Demokratik,  Jonuz  Musliu,  i përshëndeti   të gjith të pranishmit dhe i falënderoi  që iu kanë përgjigjur  ftesës së  LPD-së. Musliu me këtë rast tha se  në zgjedhjet e 24 prillit LPD  në listë do të garoj me  numrin 5.    Numrin 5  është i  shkëlqyshëm në shkollë për nxënësit dhe numër i shkëlqyshëm për LPD-në në zgjedhjet e ardhshme  të 24 prillit  tha me këtë rast Musliu.

Ndërkohë  u ndanë   mirënjohje për  ata  të cilët kontribuan për një dekadë  për Lëvizjën e Progresit Demokratik./Lugina Press/

[youtube url=”  https://www.youtube.com/watch?v=z5vdav-MQFI&feature=autoshare   ” width=”560″ height=”315″]