Home Shëndeti Leukemia shërohet edhe në Prishtinë. Numri i të sëmurëve nuk është alarmant....

Leukemia shërohet edhe në Prishtinë. Numri i të sëmurëve nuk është alarmant. Kjo është histeri mediale

697
0
SHARE

Të dhënat që i posedon departamenti i Hematologjisë, në Klinikën e Pediatrisë, në QKUK, tregojnë se numri i fëmijëve të prekur nga leukemia nuk ka tendencë të rritjes. Shifrat janë në harmoni me vendet fqinje. Histeria mediale për ‘epidemi’ të leukemisë është e paqëndrueshme, sipas njerëzve kompetentë në Hematologji.

Se Kosova po përballët me një ‘epidemi’ të rasteve të fëmijëve të prekur nga llojet e ndryshme te kancerit, përfshi leukeminë, kjo duket të jetë vetëm një fantazi e gazetarëve. Të dhënat që i posedon sektori i hematologjisë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK japin një pasqyrë krejt tjetër, prej çka po raportohet prej gazetave këto ditët e fundit.

Madje, as raportimet e djeshme se uranium i varfëruar i përdorur gjatë bombardimeve të NATO’s ka filluar të jap efektet e para tmerruese nuk qëndrojnë, sipas të dhënave te ekspertëve.

Kështu, doktor Bardhyl Abrashi, i cili është njëri prej kumbarëve të njësisë së hematologjisë, ka thënë se është jashtëzakonisht i befasuar me dezinformatat e ditëve të fundit për gjoja një gjendje alarmante në fushën e prekjes nga leukemia të fëmijëve.

“Asnjë indikacion nuk qëndron se është rritur numri nga leukemia”, ka thënë Abrashi, për Express, i cili është njëri prej ekspertëve më të mirë të kësaj lëmie në Kosovë.

Sipas shënimeve që Express ka marrë, diku kah fundi i vitit 2008 kanë filluar të mbahen shënimet e para dhe kanë qenë të regjistruara tetë raste me tumor tek fëmijët. Kurse prej vitit 2009 e deri në vitin 2013 numri i fëmijëve të prekur nga kanceri është sjellur prej 40 deri në 50 brenda një viti.

“Prej tyre mesatarisht te prekur me leukemi i kemi pasur prej 25-27 raste në vit. Prej këtyre rasteve rreth 5 për qind janë të rënda. Rastet tjera janë plotësisht të trajtueshme këtu tek ne”, ka thënë Abrashi.

“Nuk ka indikacione që ky numër është në rritje, madje shifrat që ne posedojmë tregojnë se për kokë banori në Kosovë ka më pak te prekur nga leukemia, se sa në shtetet fqinje. Kjo mund të jetë për shkak të mungesës së kulturës për t’i lajmëruar rastet, por definitivisht nuk ka arsye për të dyshuar se këtu tek ne po ndodhë ndonjë shpërthim i pakontrolluar i këtyre rasteve, siç po paraqitet”, tha doktor Abrashi.

Sipas tij dhe stafit që punon më të, leukemia, pos në raste ekstreme dhe specifike, trajtohet me plot sukses në ketë departament.

“Kemi shumë raste të sherimeve të suksesshme. Por ekziston një histeri për shërime jashtë shtetit. Kam presion të madh”, tregon ky doktor.

Sonte në mbrëmje në Gazetën Express mund të lexoni më gjerësisht rreth kësaj teme: Sa fëmijë po trajtohen në QKUK nga Leukemia; Kush janë ata: Pse ata i besojnë mjekëve tanë; Pse nuk po punon edhe më tutje laboratori për analiza të kësaj natyre…

LEAVE A REPLY