Home Aktuale LB: Pa Luginën bisedimet Kosovë – Serbi të mangëta

LB: Pa Luginën bisedimet Kosovë – Serbi të mangëta

2
0
SHARE
Lëvizja për Bashkim ripohon qëndrimin e saj se Kosova në bisedime me Serbinë ka hyrë e papërgatitur, sepse nuk është zhvilluar një debat i domosdoshëm i forcave politike të Kosovës dhe të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, që do të rezultonte me një platformë kombëtare për këto bisedime.
Kjo platformë pastaj do të duhej të miratohej nga Kuvendi i Kosovës.“Lëvizja për Bashkim mbështet kërkesat e përsëritura të faktorit politik të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës që edhe Kosova Lindore të jetë e përfshirë në bisedimet Kosovë-Serbi”, thuhet në një komunikatë për media.

Lëvizja për Bashkim rithekson se Kosova me këtë agjendë dhe këtë format të bisedimeve do të dalë e dëmtuar.

“Dëmet do të jenë në drejtim të forcimit të jofunksionalitetit të shtetit të Kosovës, pastaj dëme afatgjata dhe vështirë të riparueshme do të ketë edhe në veriun e Kosovës dhe në Kosovën Lindore”, thuhet në komunikatë.