Home SHKENCË LANZA: VDEKJA ËSHTË VETËM ILUZION

LANZA: VDEKJA ËSHTË VETËM ILUZION

6
0
SHARE

Shumica e shkencëtarëve do të thonin se koncepti i një jete të përtejshme ose nuk ka sens ose është i paprovueshëm. Megjithatë, një ekspert pretendon se tashmë ka prova për të konfirmuar këtë ekzistencë të përtej varrit, e lidhur me fizikën kuantike.

Profesori Robert Lanza pretendon se teoria e biocentrizmit mëson se vdekja siç ne e njohim është një iluzion i krijuar nga ndërgjegjia jonë. Sipas Lanzës, ndërgjegjia jonë krijon një univers dhe jo e kundërta, ndaj ka ardhur koha që të pranojmë vdekjen si “pjellë të trurit tonë”.

Mosprovimi i jetës së mëtejshme deri tani nuk tregon se ajo nuk ekziston, por tregon se thjesht teoritë tona për ta provuar atë janë të gabuara. “Ne mendojmë se jeta është vetëm aktiviteti i karbonit dhe i miksit të molekulave. Jetojmë për pak kohë dhe më pas vdesim, por kjo nuk është e vërtetë”-thotë mes tjerash Lanza.