Home Aktuale Lajm i keq për prodhuesit e duhanit nuk do të lejohet...

Lajm i keq për prodhuesit e duhanit nuk do të lejohet prodhimi i tij në vitin 2016

160
0
SHARE

Viti 2016 do të sjellë krizë edhe më të thellë në Luginë të Preshevës, ngase prodhuesit e duhanit nuk do të kenë mundësinë të bëjnë  prodhimin e as shitjen e tij ka mësuar Lugina Press,   i vetmi burim për sigurimin e kafshatës për shum familje në këtë rajon.

Prodhuesit e duhanit të luginës së Preshevës tashmë kanë marrë një lajm të keq, ata nuk do të kenë nundësinë të bëjnë kontraktimin për prodhimin e duhanit.
Kompania Filip Moris bërë të ditur se më nuk do të bëjë blerjen e duhanit në Jug të Serbisë.
Nëse vërtet Filip Moris nuk do të merr prodhimin e duhanit ky rajon do të thellohet edhe më shum në krizë ekonomike ngase shum familje të këtij rajoni bukën e gojës e kan siguruar nga prodhimi i duhanit.
J.F një prodhues i duhanit i ka thënë Lugina Press se ky vendim do të na sjell probleme, nëse nuk na nundësojnë të bëjmë kontrata dhe nuk ka marrin duhanin për neve do të bëhet keq, ne nuk kemi rrugëdalje tjetër,
Katasrof për neve, nëse nuk ka marrin duhanin në vitin 2016 i ka thënë B.A Lugina Press një prodhues i duhanit i nga Tërnoci, ne me duhan e mbajmë familjen nuk e di çka kemi me bo tha prodhuesi i duhanit.
Ndërkohë po qe se këta prodhues të duhanit nuk posedojnë kontratë për dorëzimin e duhanit atëher ata nuk do të mund as të prodhojnë ate nagse mund të iu konfiskohet i tëri.
Ky vendim ka sjellur huti në mesin e prodhuesëve të duhanit, vendim ky i cili do të rrezikoj buxhetin familjar të tyre ngase do ti sjell krizë edhe më të thellë ekonomike.
Lugina Press ka mësuar se e vetmja mundësi për zgjedhjen e këtij problemi është interevenimi i ambsadës amerikane në Beograd ndja kompanisë Filip Moris për zgjedhjen e krizës në këtë rajon.
Ndërkaq problemin e prodhuesëve të duhanit deri tek ambasada amerkianë mund ta përcjellin përfaqësuesit e popullit elita politike./Lugina Press/