Home Aktuale Kyetari i KKSH-së, Mustafa uron festën e Fitër Bajramit!

Kyetari i KKSH-së, Mustafa uron festën e Fitër Bajramit!

201
0
SHARE

Të dashur bashkëqytetarë,

Me Iftarin e sotëm përfundoi muaji i Ramazanit, muaj i lartësimit shpirtëror, muaj i afrimit dhe i manifestimit të unitetit, muaj i udhërrëfimit dhe i mëshirës, muaj i edukimit dhe i vetëmposhtjes, muaj i lirisë dhe i vëllazërisë.

Ky muaj që simbolizon sakrificën dhe besimin në Zotin, mirëkuptimin dhe dashurinë për të gjithë njerëzit, e veçmas për ata që janë në gjendje më të vështirë sociale dhe kanë nevojë për dorën e ndihmës nga shoqëria.

Në Ramazan ka uri, etje, kufizim dhe ndalim, por edhe shëndet dhe lirim nga robërimi. Në Ramazan ka abstenim vullnetar nga kënaqësia dhe pikërisht kjo gjë paraqet lirinë.
Revolucioni kundër robërisë është atributi i parë i të lirëve. Andaj, është revolucion kundër robërimit të ushqimit e të pirjes, kundër shprehisë e jetës monotone.
E liria është parakusht për më shumë barazi, më shumë drejtësi e më shumë solidaritet. Le të jetë ky muaj që përcakton sjelljen tonë në muajt e ardhshëm.

Meqenëse sonte përfundon muaji i Ramazanit, lus Zotin e Lartësuar që të gjithë besimtarëve kudo në botë t’ua ketë pranuar agjërimin dhe të gjitha lutjet e veprat e mira gjatë këtij muaji të bekuar.

Duke dëshiruar të gjitha të mirat, shëndet dhe mbarësi në familjet Tuaja, urime dhe me fat për nesër festa e Fitër Bajramit!