Home LAJME Ky është personi përgjegjës për sulmin në Tunizi

Ky është personi përgjegjës për sulmin në Tunizi

665
0
SHARE
Personi që vrau 38 persona në plazhin e një hoteli në Tunizi, thuhet se kishte përzgjedhur se cilët do të jenë viktimat. Nga 38 persona sa mbetën të vrarë nga ky akt terrorist, kryeministri i Tunizisë, ka paralajmëruar se shumica nga 38 viktimat e vrara nga sulmi terrorist, janë shtetas britanikë.
“Shumica thuhet të jenë britanikë, e më pas gjermanë dhe belgë, duke pasuar më pas me nacionalitete tjera”.

Ai është parë në mes të turistëve i buzëqeshur dhe duke bërë shaka në mesin e turistëve tjerë.

Daily Mail raporton se personi i dyshuar për sulm, me shumë kujdes po i selektonte viktimat e tij, për ti vrarë më pas me Kallashnikov, të cilin e kishte të fshehur nën çadrën e diellit.

“Ai po qeshte e po bënte shaka, si një njeri normal, ai po i selektonte se kënd të vriste, disa personave iu tha që të largoheshin nga aty. Ai po kërkonte turistët që ishin britanikë, e francezë”, tha një dëshmitarë, transmeton lajmi.net.

Sipas llogarive të ISIS-it, përgjegjës për këtë sulm është i quajturi vrasësi Abu Yahya Qayraëani, i cili më pas u vra nga forcat e sigurimit.