Home Aktuale Kuvendi serb zgjedh qeveri te re

Kuvendi serb zgjedh qeveri te re

110
0
SHARE

Kuvendi serb sot në seancë të posaçme do të zgjedhë qeveri të re, ndërsa mandatari për përbërje të kabinetit të ri Aleksandar Vuçiq, do ta prezantojë ekspozenë dhe do t’i prezantojë planet dhe masat, të cilat kabineti i tij do t’i realizojë në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Zgjedhja e qeverisë dhe dhënia e betimit të kryetarit të anëtarëve të qeverisë është pika e vetme në rend dite të seancës. Mandatari Vuçiq do të japë ekspoze të hollësishme, e cila është shkruar në rreth 70 faqe dhe pritet që prezantimi i tij të zgjasë rreth tre orë, njofton Tanjug. Qeveria do të ketë 19 anëtarë, midis të cilëve do të jenë edhe dy ministra pa resor dhe kryeministri. Në pajtueshmëri të Ligjit për qeveri, qeverinë e zgjedh Kuvendi, pas konstituimit, me propozim të mandatarit. Kuvendi vendos për zgjedhjen e qeverisë në tërësi, ndërsa ajo zgjidhet me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Deputetët dje i miratuan Ligjin për ministritë dhe ndryshimet e Ligjit për qeveri, që ishte parakusht për zgjedhje të qeverisë. 

Deputetët në Parlamentin e Serbisë kanë zgjedhë qeverinë e re në krye të së cilvs është kryeministës Aleksandar Vuçiq. Për kanë votuar 198 deputetë.

Qeveria e re do të ketë 19 antarë: Kryeministri, 16 ministri dhe dy ministër pa portfel.

Për zgjedhjen e qeverisë së re kanë votuar 198 deputetë, kundër 23, dhe 6 kanë abstenuar, dhe njëri nuk ka votuar.

Gjithsejt kanë votuar 228 deputetë, ndërsa në përzgjedjen e qeverisë ka marrë pjesë edhe presidenti Tomislav Nikoliq.//Luginapress//