Home OPIONIONE Kuvendi i Kosovës të ketë platformë për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë

Kuvendi i Kosovës të ketë platformë për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë

30
0
SHARE

Me të drejtë banorët e kësaj krahine të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë presim shumë pasi kemi një koalicion të gjerë të subjekteve politike shqiptare të Kosovës që pasi asgjë nuk kanë ndërmarrë për një dekadë e gjysmë për këto tri komuna, tani të jenë zëri edhe i tyre.

Shkruan : Refik HASANI

Legjislatura e Parlamentit të Kosovës, nga zgjedhjet e qershorit, do të duhej të mundësojë të shtrohen, debatohen dhe pranohet zyrtarisht kategoria e të dëbuarve, zhvendosurve dhe shpërngulurit nga tri komunat që jetojnë në Kosovë dhe të miratohet:

– Hapja e zyrës në kuadër të Kryeministrisë ,
– Një Komision parlamentar për këtë kategori,
– Ndryshim – plotësimi, për ligjin e regjistrimit pasi në Kosovë kemi mbi dy mbledhjet mijë qytetarë nga këto tri komuna që ende nuk janë të pajisur me dokumente të udhëtimit ,
-Të zbatohet Reciprociteti që edhe shqiptarët dhe të kenë vende të rezervuara në parlamentin e Serbisë.

Po ashtu nga kjo legjislaturë e Parlamentit të Kosovës të cakton një pikë të rendit të punës dhe të debatoj mbi diskriminimin por edhe diplomacia të jetë më aktive dhe të kërkohet dhe presim që të shtron dhe ngritë diskriminimin që po ju bëhet shqiptarëve në këtë Krahinë në një seancë të Këshillit të Përgjithshëm të OKB-së .

Prishtina zyrtare, të marrë qëndrim edhe ndaj pjesëmarrjes apo jo për zgjedhjet parlamentare, për kthimin e lapidari të dëshmorëve të UÇPMB-ës të hequr dhunshëm më 20 janar 2013, për të dënuarit politikë ndaj ushtarëve të UÇPMB-së, respektimin e demilitarizimit të këtij Rajoni dhe të kërkon një mbikëqyrje ndërkombëtare. Interes është që Republika e Kosovës, të hapë më shumë vendkalime kufitare me këto komuna.

Qytetarët nga ky Rajon janë dëmtuar mjaftë nga taksa për hyrje në Kosovë dhe propozojmë të gjitha mjetet e grumbulluar nga taksa rrugore që ishin aplikuar deri më 21 tetor të vitit 2013 nga ky fond t’ua kthehen shqiptarëve të tri Komunave deri në centë në formë ndihme duke hequr shpenzimet e shkollimit për student dhe ti marrë përsipër qeveria si dhe përgatitjen e kuadrove deficitare në arsim e kulturë.

Qeveria dhe parlamenti i Kosovës është mbi një dekadë e vonuar, diskriminimi po vazhdon ndaj shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe është një shpërngulje e heshtur prandaj duhet nja platformë e projekt serioz për këto tri komuna.