Home INTERVISTA Kur fotografia të flenë në shpirt(Foto)

Kur fotografia të flenë në shpirt(Foto)

894
0
SHARE

Zogëza Haradini Dauti në një intervistë eksluzive  fletë për karrierën   dhe dëshirën për tu bërë fotografe.Ajo jeton në Zvicërr ndërkaq fotografia ishte një pasion e cila I flenë në shpirtë siç duket ëndrra e saj tashmë po bëhet realitet ngase ajo tashmë posedon edhe studion e saj.

 LuginaPress:Përshëndetje, fillimisht a mund të na thuani në pika të shkurtëra kush është Zogëza Haradini Dauti?

Zogëza Haradini Dauti:Unë jam nga Mitrovica, jetoj në Zvicër. Jam nënë e dy fëmijeve. Jam adhuruese e flaktë e artit & muzikës.

LuginaPress:Në profilin tuaj të rrjetit social facebook kohën e fundit postoni foto nga më të ndryshmet, a mund të thuani janë këto fotot që i keni bërë vetë ?

Zogëza Haradini Dauti:Po, pa dyshim , të gjitha fotot janë të miat. Jam në fillim të karrierës dhe në kerkim të asaj që më flen në shpirtë, prandaj juve ju bjen rasti me par fotografi të ndryshme në facebook tek unë.

Portete, Natyre, “street photography” , fotografi artistike etj.

LuginaPress:Jeni me profesion fotografe?

Zogëza Haradini Dauti:Po. Në vitin 2011 vendosa që pasionin tim ta kthej në profesion. Sepse thonë “nëse bënë ate që të pëlqen, kur ske me pas nevojë me punuar” J. Kjo më ka motivuar që ëndrrën time ta bëjë realitet. Kam mbaruar shkollën për fotografi dhe tani kam studion time këtu në Zvicër.

LuginaPress: Atëherë si e gjetët vetën tuaj të mirreni me fotografi ?

Zogëza Haradini Dauti:Siç e ceka më lart, ishte passion i imi por që skam patur  mundësi më herët të mësoj këtë profesion. Ishte lufta në Kosovë, pastaj martesa, pastaj fëmijet e vegjël… Dhe 2011 vendosa të mësoj dhe të realizoj ëndrrën time. Fal përkrahjes së familjes time, ia dola.

LuginaPress:Fotografia për ju është biznes apo passion?

Zogëza Haradini Dauti:Pasion pasion  pasion dhe profesion J.

LuginaPress: Në profilin tuaj  në facebook keni bërë të ditur  për një  ekpozitë tuajën, a mund të na flisni më gjërësisht rrethë kësaj?

Zogëza Haradini Dauti:Unë në këtë vit marr pjesë në dy ekspozita. Njëra ështeë në Bern me 2 prill 2014. Aty do të jetë një mbrëmje kulturore, ku do të jemi 4 femra që do flasim për “gruan shqiptare”. Unë do të jem aty me fotot e mia , me temën “gruaja shqiptare”   ku dhe fotot do të qëndrojnë për një muaj aty në atë qendrën kulturore në Bern.

E dyta është , projekti “Thej`mura” që si cak është të bashkohen artistët shqiptar nëpër qytete (më vonë dhe shtete) të ndryshme,ku do që janë, të prezentojnë punën e tyre. Cdo muaj me daten 20 në cdo qytet të ndryshëm do te jetë kjo ekspozitë dhe fotot e mija do jenë aty.Muajin shkurt ishte ekspozita në Tetove, në galerinë e arteve. Vitin që vjen ky projekt do të dal edhe jasht trojeve shqiptare, si në Slloveni, Kroaci, Turqi e Zvicer…

LuginaPress:Keni ftesë që fotot tuja ti ekspozoni edhe në ndonjë vend tjerër apo thënë më shkurt  keni ndonjë project tjetër?

Zogëza Haradini Dauti:Për këtë vit i kam këto dy ftesa / mundësi që më jaë dhënë.

Ndërmend e kam të bëjë edhe më shumë, dhe jo vetëm  në Zvicër por gjithsesi në Kosoven time, në Mitrovicen time. Sidomos në veri të qytetit , atje ku e kam edhe shtëpine, ku nëna ime jeton atje me disa shqiptar tjerë. Atje do të mundohem që me fotot e mia të ringjall frymën shqiptare PRAP! Dhe ti përkrahi njerëzit e mi që jetojnë ende atje në atë tokë shqiptare.

LuginaPress:A mund të na thuani se çfar lloji të aperatit fotograik përdorni?

Zogëza Haradini Dauti:Unë kam filluar  me CANON dhe pastaj kam kaluar në NIKON – që të dyja i kam për zemër. Spontanisht ndrova mendjen për Nikon dhe jam shume e kënaqur.

LuginaPress:  Cfarë objektivi përdorni më shumë?

Zogëza Haradini Dauti:Objektivat, varen nga situatat. Varet çka do të fotografoj, dallojnë objektivat për natyrë, per portrete, për macro, gjera të vogla etj.

LuginaPress:  Për fund cilat janë planet tuaja?

Zogëza Haradini Dauti:Planet e mia,kërkojnë shume kohë se siç e ceka, jam nënë e dy fëmijëve dhe nuk mundem rregullisht me u koncentruar vetëm në punë. Kam shumë plane e shpresoj dhe do të punoj që ti realizoj. Koha do të tregoj suksesin / punën time.

LuginaPress:  Falëmnderit për kohën që ndatë me ne?  

Zogëza Haradini Dauti:Unë ju falënderoj juve shume që me dhat këtë mundësi të flas për pasionin / punën time.

Ju uroj cdo te mirë nga zemra.

Zogëza Haradini Dauti Zogëza Haradini Dauti 1

DSC_2483

DSC_2489

DSC_2493

DSC_2512

DSC_2493

914001_456110801134672_1114941470_o

893715_444164558995963_620784253_o

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY