Home Aktuale Kur ekziston vullneti nuk mungon suksesi

Kur ekziston vullneti nuk mungon suksesi

535
0
SHARE

Shumica e qëllimeve që arrijmë në jetë ndodhin falë vullnetit dhe angazhimit.

Por për të arritur suksese kërkohet përpjekje , angazhim, motivim e vullnet.

Nëse ekziston vullneti, sukseset mund të fillojnë që nga mosha e hershme, madje që nga edukimi fillorë.

Leart Ameti, një nxënës i klasës së tetë pranë shkollës fillore”Muharrem Kadriu”nga Tërrnovci,  komuna e Bujanocit,  po dallohet me aktivitete të ndryshme në këtë institucion arsimorë.

Fal elanit dhe pozitivitetit të tij,  Learti po realizon një projekt dobiprurës në të mirë të nxënësve të kësaj shkolle për të përfituar njohuri.

Narkotikët, Bullizmi  dhe Adoleshenca, janë tre tema që ka  përgaditur Learti për ti prezentuar para moshatarëve të tij përmes projektorit me punime të ndryshme.

Ideja  për realizimin e këtij projekti i ka ardhur rastësisht dhe nuk ka hezituar një të filloj përgaditjet, të cilët  i kanë marrë një kohë  e që tashmë e ka bërë realitet.

Ndërkaq për të arritur një sukeses kërkohet dhe mbështetje e cila nuk i ka munguar atij, duke filluar nga drejtori i shkollës e tutje.

Projektin në fjalë po e prezenton para nxënësve të të gjitha klasëve  të kësaj shkolle, duke shpresuar që një dit të zgjerohet që prezentimin të e realizoj nëpër shkolla tjera.

Leart Ameti është dhe kryetar i parlamentit të nxënësve të shkollës fillore”Muharrem Kadriu” në Tërrnovc./Lugina Press/