Home Aktuale Kumova: Bujanoci do të jetë i yni për investime

Kumova: Bujanoci do të jetë i yni për investime

44
0
SHARE

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka pritur sot në kabinetin e tij, Omer Kumova zëvendës kryetar i organizatës “Rumelisiada”, e cila tubon rreth vetit biznesmenët në Turqi, dhe përfaqësues i kompanisë “KUMOVA” me prejardhje nga Tërnoci , dhe Emir Xhemal zëvendës kryetar i Bursës për politikë në Ballkan por edhe ky me prejardhje shqiptare.
Në këtë takim vëllezëror është biseduar për inevestimet që po bënë kompania “KUMOVA” në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc si dhe bashkëpunimin e ngushtë që tashmë ka bërë komuna e Bujanocit me organizatën “Rumelisiada”.

DSCN9514Kryetari Arifi tha se ka filluar një bashkëpunim në mes komunës sonë dhe organizatës “Rumelisiada” dhe sot këtu e kemi zv. kryetarin e organizatës “Rumelisiada”. Zotëri Omeri në vitin tjetër do të bëhet kryetar i organizatës “Rumelisiada”, pasi me satutin e saj është ashtu dhe shpresojmë që me ardhjen e tij në krye të organizatës “Rumelisiada” viti tjetër do të jetë edhe më i frytshëm për komunën e Bujanocit
Ndërkaq Omer Kumova zëvendës kryetar i organizatës “Rumelisiada”, theksoi se në Turqi politika udhëhiqet nga Bursa dhe sigurishrt se nga Bursa politika që udhëhiqet për ballkanin është edhe në varshmëëri edhe nga organizata “Rumelisiada”
Unë në këtë organizatën “Rumelisiada”, jamë zv kryetar, në vitin e ardhshëm unë do të jemë kryrar i saj dhe po shpresoj se në të arthmen me ardhjen time si kryetar do ti përshpejtojmnë projektet të cilat i kemi për komunën e Bujanocit. Babi im është I lindiur në këtë vend në fshatin Tërnoc, ndihemi krenar për renovimin e shkollës “Muharrem Kadriu” në Tërnoc ku edhe është vendlindja e prindit tim.
Si famlije Kumova dhe si organiztë “Rumelisiada”, shpresojmë që edhe në të arthmen do të jemi në përakhje të komunës së Bujnocit ka thënë ai. Kumova po ashtu ka premtuar se Bujanocin do ta ndihmojnë edhe me projekte të tjera duke patur parasysh edhe zhvillimin ekonomik, duke i bindur biznesmenët e Turqisë për ivestime Bujanoc./Lugina Press/

DSCN9517