Home Aktuale Kumbaro pret KNSH-në një takim

Kumbaro pret KNSH-në një takim

205
0
SHARE

Ministrja, Mirela Kumbaro në selinë e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë priti në një takim pune një delegacion të Këshillit Nacional Shqiptar.  

Ministrja Kumbaro, duke shprehur kënaqësinë për takimin theksoi se ndër përkushtimet e saj është ruajtja dhe kultivimi i kulturës shqiptare jo vetëm mbrenda hapsirës shtetrore, por kudo. Në veçanti u shpreh se kultura shqiptare e Luginës së Preshevës është një opus me shumë vlerë për gjithë shqiptarët. Në këtë drejtim tha se “Ministria e Kulturës është e hapur për bashkpunim të mëtutjeshëm”.

Kryetari Beqiri theksoi se ruajtja, kultivimi dhe avancimi i identitetit kombëtar, kulturor është mision për ne dhe më shumë se kurrë, “kemi nevojë për mbështetjen e shtetit amë dhe kësaj ministrie përkatëse”.

Takimi përfundoi me përkushtimin për një bashkpunim edhe më intenziv, më të drejtëpërdrejt dhe më konkret./Lugina Press/