Home Aktuale Kumanovë: Përkujtohet 10 vjetori i vdekjes së veteranit të...

Kumanovë: Përkujtohet 10 vjetori i vdekjes së veteranit të arsimit dhe humanistit Aqif Ajdini

166
0
SHARE

Përkujtohet atëdhetari, humanisti dhe veterani arsimit shqip, Aqif Ajdini, në 10 vjetorin e vdekjes.

Vepra e tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme, jo vetëm në rajonin e Kumanovës, por edhe më gjërë, në veçanti gjatë periudhës së luftës në Kosovë ku dha kontribut të çmueshëm në ndihmë të popullatës shqiptare e cila dëbohej nga vatrat e tyre nga forcat serbe.Si drejtues i shoqatës humanitare, El-Hilal, Aqif Ajdini ishte gjithnjë pranë pupullatës së dëbuar duke e strehuar tek familjet shqiptare në Maqedoni. Kontributi i tij ka vazhduar edhe gjatë luftës në Maqedoni në vitin 2001. Ai ishte gjithmonë aty ku e kërkonte nevoja, ishte pranë popullatës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare duke ofruar të gjithë kontributin e tij për atë që kishte nevojë popullata dhe UÇK-ja. Aqif Ajdini, njihet si veteran i arsimit shqip në Kumanovë. Ai ka lindur më 30 prill të vitit 1951 në fshatin Runicë të Kumanovës. Shkollën e lartë pedagogjike, dega gjuhë dhe letërsi shqipe e kreu në Gjakovë dhe pas një dekade pune përfundoi edhe Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Prishtinë. Për 34 vite punoi si arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë. Ai çdo herë kujtohet si njeri i ngrohtë dhe i sjellshëm si më koleg me shokë dhe miq. Aqif Ajdini ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të gjatë, më 5 prill të vitit 2007./Lugina Press/