Home MAGAZINA Kujdes, po vijnë Tuna dhe Geti (Foto)

Kujdes, po vijnë Tuna dhe Geti (Foto)

62
0
SHARE

Superylli shqiptar, Tuna, duket se po i afrohet momentit që ka shumë kohë që po e presin adhuruesit e muzikës së saj, e po ashtu edhe rivalët e saj – lansimit të projektit të saj të madh në bashkëpunim me Getin – të parin pas superhitit “Fenix”.

Tuna ka kohë që ka punuar në projektin e saj të ri, i cili pason superhitin “Fenix”.

Videoklipin e ka punuar Entermedia dhe Telegrafi mëson se bëhet fjalë për një klip me skena të nxehta, që e shfaqin Tunën më në formë se kurrë përkrah një prej reperëve po ashtu ikonik të skenës, Ghetto Geasyt.

Ky klip u xhirua në Turqi, në një prej hoteleve më të bukura. Një prej resorteve më speciale turistike, Mardan Palace.

Në xhirimet e klipit Tuna është shoqëruar nga një staf prej 16 personash, ku sigurisht ishte pjesë dhe reperi Cozman, i cili u përkujdes për detajet e këngëtares, kur dihet se të dy ishin protagonistë të hitit “Fenix”.

geti new

Ky projekt është përkrahur nga Eurokoha dhe Smirnoff, pasi Tuna është imazh i brendit botëror të pijeve alkoolike, sikurse Madonna.

Klipi publikohet shumë shpejt dhe për më të rejat, ashtu sikurse premierën, të gjitha do t’ua sjellë Magazina e Telegrafit, burimi më i besueshëm për shoubizin shqiptar në trojet shqiptare! /LuginaPress/

LEAVE A REPLY