Home Aktuale Kryeushtaraku serb Dikoviq dyshohet për masakrat në Rezallë e Çikatovë dhe për...

Kryeushtaraku serb Dikoviq dyshohet për masakrat në Rezallë e Çikatovë dhe për fshehje kufomash

8
0
SHARE

Fondi për të Drejtën Humanitare ka kumtuar se posedon dokumente që dëshmojnë se shefi i Shtabit të Përgjithshëm Ljubisha Dikoviq drejtpërsëdrejti është përgjegjës për krime lufte në Kosovë.

Në konferencën për gazetarë, njofton B92,  në të cilën është prezantuar dosja e Rudnicës, Dikoviq është përgjegjës për krimet në Rezallë dhe në Çikatovë të Vjetër si dhe për fshehjen e trupave në varrezën masive në Rudnicë.

Përfaqësuesit e Fondit për të Drejtën Humanitare kanë bërë të ditur të enjten se dokumente ushtarake dhe policore të Serbisë si dhe deklaratat e dëshmitarëve okularë dëshmojnë se në vrasjen e 68 civilëve shqiptarë në fshatrat Rrezallë dhe Çikatovë, në Kosovë, të kryera në vitin 1999, kanë marrë pjesë ushtarët e Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë serbe, komandant i së cilës asokohe ka qenë shefi i tanishëm i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Serbe, Lubisha Dikoviq.

Dosje, ndër të tjera ofron shikim për shënimet dhe dëshmitë për katër krime të pjesëtarëve të Ushtrisë dhe të MPB-së të Serbisë bërë në prillin dhe në majin e vitit 1999 në Kosovë në të cilat janë vrarë civilët shqiptarë nga Kosova trupat e të cilëve janë ekshumuar nga varreza masive e Rudnicës në vitin 2014 si dhe për aktin e “asanimit të vend betejës” në kuadër të të cilit trupat e viktimave ishin larguar nga vendi i krimit dhe ishin fshehur 15 vjet.

“Edhe pse e ka pasur obligim të pengojë krimet, Dikoviq nuk e ka bërë këtë, e ka dëshmi edhe për plaçkitje të pamëshirshme të pasurisë shqiptare në të cilën edhe vetë ka marrë pjesë”, pohon Natasha Kandiq.

Dikoviq ka bërë aktakuzë kundër drejtoreshës FHD-së Natasha Kandiq për shkak të këtyre akuzave.

Nuk dihet nëse ky proces ka përfunduar.

http://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2015&mm=01&dd=29&nav_category=64&nav_id=952342