Home Aktuale Kryetarja e UGT-së turke Kiymet Kara qëndroi për vizitë në QSA

Kryetarja e UGT-së turke Kiymet Kara qëndroi për vizitë në QSA

173
0
SHARE

Në ambientet e reja të Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) në Preshevë   ka qëndruar kryetarja e Unionit të Gazetarëve të Turqisë (UGT), Kiymet Kara.

 Gjatë bisedës së zhvilluar  zonja Kara shprehi interesim mbi QSA-në që nga themelimi i saj, si dhe aktivitetet që zhvillohen në kuadër të QSA-së.

Nga ana e kryetarit dr. Lejlan Sadiku u bë një prezantim i shkurtër i historikut të QSA-së, që nga qëllimi i themelimit të QSA-së, misioni dhe vizioni të saj, rrjeti i QSA-së si organizatë policentrike dhe mënyra e funksionimit, grupet qëllimore të QSA-së etj.

Gjithashtu, nga ana e Xhelal Hasanit – menaxher administrativ pranë QSA u bë prezantimi i projekteve që QSA i implementon në kuadër të veprimtarisë së saj.

Zonja Kara u entuziazmua me punën e bërë nga ana e QSA, duke e përgëzuar stafin e QSA-së për projektet e realizuar, si dhe qëllimet për të ardhmen. Ajo premtoi që do të angazhohen për gjetjen e partnerëve të QSA-së nga shteti i Turqisë, për të mbështetur projektet dhe idetë e QSA-së.

QSA e falënderon zonjën Kara për vizitën që i bëri QSA-së, por edhe në përgjithësi për vizitën që po i bën Luginës së Preshevës, për të njoftuar opinionin dhe institucionet e shtetit të Turqisë me problematikat dhe nevojat që po përballet Lugina e Preshevës, duke shpresuar njëkohësisht që vizita e saj të jetë frytëdhënëse dhe të sjellë rezultate konkrete për popullatën tonë./Lugina Press/