Home Aktuale Kryetari Musliu vizitoi Komunën e Medevegjës

Kryetari Musliu vizitoi Komunën e Medevegjës

144
0
SHARE

Komuna e Medvegjës ka qenë e shqiptarëve dhe do të mbetet e shqiptarëve tha kryetari i Keshillit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliu gjatë vizitës që i bëri sot Komunës së Medvegjës.
Një delegacion i Keshillit Kombëtar Shqiptar, i udhëhequr nga kryetari Jonuz Musliu vizitoi Komunën e Medvegjës dhe institucionet shkollore, përkatësisht shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Topallë.
Në Komunën e Medvegjës delegacioni i KKSH-së është mirëpritur nga zëvendëskryetari i saj Florim Sahiti, me çrast Musliu theksoi se sulmi i orkestruar nga huliganët për të ndaluar proceset demokratike në Komunën e Medvegjës dhe instaluar logjikën e dhunës në institucione ka dështuar ku zëvendëskryetari i Komunës së Medvegjës, Florim Sahiti ishte shënjestër e sulmit fizik dhe verbal të huliganëve serbë gjatë procesit të zgjedhjeve në Kuvendin Komunal.
Zëvendëskryetari i Komunës së Medvegjës, Florim Sahiti është treguar i gatshëm për bashkpunim dhe bashkveprim i cili vuri theksin se Komuna e Medvegjës është nga më të diskriminuarat dhe si pasojë ka përjetuar shpërnguljen më të madhe të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ai kërkoi vëmendje të posaçme nga KKSH.

Gjatë kësaj vizite është mbajtur edhe seanca e I-rë e KKSH-së për vitin 2015 me çrast është ndërmarë edhe vendimi për hapjen e zyrës së KKSH-së në Medvegjë. Musliu theksoi se kjo zyre ka rëndësi të posaçme nga largësia gjeografike që ka me komunat tjera të Luginës së Preshevës, kjo do të na bashkon edhe më shumë dhe më fort dhe në këtë mënyrë duam të tregojmë kujdesin për shqiptarët e Medvegjës.

Këto janë vizitat e ndërrmara nga udhëheqësia e KKSH-së për të vizituar komunat e Luginës së Preshevës kjo është e treta me radhë pas Komunës së Preshevës dhe Bujanocit si dhe institucionet shkollore në këto komuna.