Home Aktuale Kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq viziton Banjën e Sjarinës

Kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq viziton Banjën e Sjarinës

72
0
SHARE

Medvegjë 19 mars – Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq sot po qëndron për vizitë pune në Medvegjë. Me këtë rast ai do të mbajë takim me kryetarin e bashkësisë lokale të Banjës së Sjarinës, Dragan Deniq dhe me banorët e vendit në sallën e hotelit “Gejzer”.

Në kuadër të vizitës së sotme, Stankoviq në shoqëri të drejtoreshës së Spitalit të specializuar për rehabilitim “Gejzer”, Dobrica Purenoviq do të vizitojë edhe “banjon romake” e cila është rrënuar në vitin 2014 nga vërshimi i lumit dhe rrëshqitjet e dheut.

Sipas vlerësimeve të fundit, si rezultat i fatkeqësive natyrore që kanë goditur komunën e Medvegjës në vitin 2014, dëmi material që atëherë është vlerësuar në rreth 100 milion dinarë. (mepress.info)