Home Aktuale Kryetari i Studeniçanit, Azem Sadiki për hakmarrje politike mbyllë një paralele shqipe(video)

Kryetari i Studeniçanit, Azem Sadiki për hakmarrje politike mbyllë një paralele shqipe(video)

213
0
SHARE

Mbyllja e paraleles në gjuhën shqipe në fshatin Vërtekicë të Komunës së Studeniçanit, është hakmarrje politike e kryetarit të Komunës. Kështu deklaron deputeti i Lëvizjes BESA, Rexhep Memedi, i cili në konferencë për mediat tha se kryetari i Komunës së Studeniçanit ka sjellë vendim antiligjor që tu hakmerret banorëve të këtij fshati pse ka humbur në zgjedhjet lokale

Rexhep Memedi, L. BESA
“Me këtë akt personi në fjalë ka për qëllim të bëjë hakmarrje politike dhe t’ju shkaktojë dëm banorëve të f. Vërtekicë, sepse aty pësoi humbje në zgjedhjet lokale. Prandaj ai ka vendosur ta largojë nga puna arsimtarin e kësaj paralele vetëm se pse ai nuk ishte përkrahës i tij në zgjedhjet e fundit lokale. Në fakt, në mungesë të provave që kanë të bëjnë me punën profesionale të arsimtarit dhe në mungesë të një konkurrenti të mundshëm në konkursin e fundit për atë vend pune, kryetari i Komunës së Studeniçanit merr vendim për mbyllje të paraleles dhe e urdhëron drejtorin e shkollës ta largojë nga puna arsimtarin në fjalë”.

Sipas deputetit Rexhep Memedi, ky vendim është kundër gjuhës dhe shkollimit shqip.

Rexhep Memedi, L. BESA
“Një vendim i tillë, që të mbyllet një paralele me mësim në gjuhën shqipe, para së gjithash dhe mbi të gjitha është një vendim kundër shkollës shqipe, diçka që nuk kanë arritur ta bëjnë as ata që në mënyrën më të ligë e kanë luftuar arsimin shqip kurdo qoftë. Është ky veprim pa precedencë në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë deri më sot dhe ai do të shënohet në histori si një akt i shëmtuar antikombëtar”.

Deputeti i Lëvizjes BESA Rexhep Memedi, tha se arsyetimet e kryetarit të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku, se paralelja mbyllet për shkak se nuk ka mjete financiare të mjaftueshme janë qesharake pasi buxheti është parashikuar prej në fillim të vitit shkollor. Si deputet i zonës, Memedi tha se për këtë problematikë e ka informuar edhe ministren e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, nga e cila ka kërkuar që personalisht të angazhohet për ta mbrojtur arsimin dhe nxënësit nga politika ditore.

 [youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=8dpOI_ruo4U  ” width=”560″ height=”315″]