Home Aktuale Kryetari i Sh.Sh “Feniks”, Bilall Maliqi uron 28 Nëntorin, Ditën e...

Kryetari i Sh.Sh “Feniks”, Bilall Maliqi uron 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit

189
0
SHARE

Nesër është festa më e madhe e shqiptarëve anekënd rruzullit tokësor (aty ku ka shqiptar), 28 Nëntori, Dita e Flamurit tonë Kombëtar.

Edhe këtë vit, shqiptarët e Luginës së Preshevës, janë të privuar nga e drejta për të festuar dinjitetshëm, për të valuar Flamuri ynë lirshëm në godinat e inistitucioneve komunale, për të organizuar aktivitete shumë dimensionale në shtëpinë e kulturës, të cilën prapë e bllombuan, në prag të kësaj feste, duke treguar qartë se jo vetëm Flamuri është i ndaluar, por edhe aktivitetet për nderë të po këtij Flamuri të larë me gjakun e luftrave që nga epoka e Skënderbeut e deri në tri luftrat çlirimtare.

Nesër nuk duhet të festohet, por të protestohet qetë, e ta festojmë dinjitetshëm nëpër familjet tona dhe në shpirtrat tanë në të cilët është mishëruar ky Flamur.

Gëzuar Festa e Flamurit tonë Kombëtar! Zoti e bekoftë Flamurin, Zoti i bekoftë dy shtetet tona, Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët.

 Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë)
Bilall Maliqi, kryetar