Home LAJME Kryetari i LQSHI-së në takim vëllezëror me Kryetarin e Aleancës...

Kryetari i LQSHI-së në takim vëllezëror me Kryetarin e Aleancës Kuq e Zi

727
0
SHARE

Delegacioni i Lëvizjes qëndrore shqiptare për integrime nga Ulqini , në krye me kryetarin dr Isat Jakupin, kanë biseduar në Tiranë me kryetarin e Aleancës „Kuq e Zi“ Kreshnik Spahiu.

jakupi

„Ishte ky një takim vëllazëror dhe frytëdhënës, sepse kemi dakorduar një sërë aktivitetesh të subjekteve tona politike. Para së gjithash pjesmarrjen e përbashkët ndaj diasporës tonë“, tha Jakupi.

Ai tha se ka marrë përkrahje të fuqishme nga Spahiu, si dhe bindjen që Shqipëria nuk do të lejojë diskriminimin e Shqiptarëve në Mal të Zi.

„Presim që në fund të majit ose në fillim të qershorit delegacioni i këtij grupimi politik të vizitojë Ulqinin“, shtoi dr Jakupi.