Home Aktuale Kryetari i komunës së Bujanocit uron muajin e Ramazanit

Kryetari i komunës së Bujanocit uron muajin e Ramazanit

313
0
SHARE

Të nderuar bashkëqyetar,
Të nderuar besimtarë,

Jemi në prag të fillimit të Muajit të Bekuar të Ramazanit, muaj në të cilin, Krijuesi ka premtuar falje dhe mëshirë, për të gjitha ata që me adhurimet dhe përultësitë e tyre i afrohen Zotit Fuqiplotë.
Ramazani është një ftesë hyjnore për të gjithë ne, për të trokitur në portën e Mëshirës së Pafundme, të të Gjithëmëshirshmit. Ky muaj ka epitetin për solidaritet ndër-vllazëror, për maturimin e zemrave, për fisnikërimin e ndjenjave dhe përkushtimin ndaj fitimit të kënaqësisë së Krijuesit të gjithësisë.

Gjithashtu po në ketë muaj të shenjtë, filloi të shpallet Kur’ani Famëlartë, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë, njëherit dallues i së vërtetës nga gënjeshtra. „E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë….(El- Bekare, 185).

Motra dhe vllezër të besimit islam,
Muhammedi a.s. ka thënë: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit duke besuar fuqishëm dhe duke e dëshiruar shpërblimin e Zotit dhe kënaqësinë e Tij, do t’i falen mëkatet e mëhershme”.

Duke kujtuar porositë e të dërguarit të Allahut, le të kontribuojmë për faljen dhe mëshirimin ndaj njëri-tjetrit.

Urime dhe me fat ju qoftë muaji i shenjtë i Ramazanit!
Mirësitë dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ju, dhe familjet tuaja!

Me rrespekt,
Shaip Kamberi-kryetar i komunës së Bujanocit