Home Aktuale Kryetari i komunës së Bujanocit Nagp Arifi uron nxënësit për fillimin e...

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagp Arifi uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollorë 2015/2016

118
0
SHARE

Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal, të administratës komunale dhe në emër të qytetarëve të komunës së Bujanocit të gjithë nxënësve t’ua uroj fillimin e vitit të ri shkollor. Edhe pse këtë vit shkollorë nuk po e filloni te barabartë me bashkëmoshatarët tuaj të vendeve të Bashkimit Evropian, shpreh bindjen se në këtë vit do të tregoni suksese të larta në zotërimin e mësimeve dhe se do t’i përkushtoheni me seriozitetin më të madh procesit edukativ. Poashtu përgëzoj edhe punonjësit arsimorë të cilët shpresoj se do të japin maksimumin në misionin e tyre të shenjtë në dhënien e dijes. Pushteti lokal edhe këtë vit ka mbështetur procesin edukativo-mësimor duke bërë gjithçka në përgatitjen e objekteve shkollore në mënyrë që krejtësisht të jetë gati me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. “Duke shpresuar se secili do ta kryej pjesën e vet të detyrës, si nxënësit, mësimdhënësit, ashtu dhe prindërit, uroj që ky vit shkollor të jetë më i suksesshmi si për nga dija ashtu edhe edukata.