Home Aktuale Kryetari i komunës së Bujanocit Dr. Nagip Arifi viziton Fakultetin Ekonomik të...

Kryetari i komunës së Bujanocit Dr. Nagip Arifi viziton Fakultetin Ekonomik të Suboticës

53
0
SHARE

Universiteti i Novi Sadit , Fakulteti Ekonomik i Suboticës kanë ftuar kryetarin e komunës së Bujanocit Dr. Nagip Arifin që të merr pjesë në ceremoninë me rastin e vizitës të studentëve të Fakultetit Ekonomik të Suboticës, paralelja në Bujanoc, që do t’i bëjnë Fakultetit Ekonomik të Suboticës , të premten , më datë 28.03.2014. Me këtë rast, shefi i Delegacionit të EU-së në Serbi Majkëll Devenport do të mbajë një ligjëratë studentëve të Fakultetit Ekonomik të Suboticës dhe Paraleles së Fakultetit të Bujanocit.
Përvec vizitës solemne, kryetari Arifi në këtë takim do të bisedojë edhe rreth vazhdimit të bashkëpunimit në mes të komunës së Bujanocit dhe Fakultetit Ekonomik të Suboticës si dhe rreth ndërtimit të objektit të fakultetit në qytetin e Bujanocit i cili duhet të filloje së shpejti.
Në mesin e të ftuarve, përvec kryetarin Arifi, janë edhe Shefi i Delegacionit të EU-së në Serbi Majkëll Devenport, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik prof. Tomisllav Jovanoviq, Komesari i Lartë i OSBE-së për pakica kombëtare Astrid Thors, shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi Peter Burkhard, kryetari i TK prof. Zoran Stankoviq, kryetari i Suboticës Jene Magllai dhe musafirë të tjerë.
27.03.2014
Bujanoc
Kabineti i kryetarit të komunës