Home Aktuale Kryetari i Bujanocit Nagip Arifi nga paga e tij ka ndarë...

Kryetari i Bujanocit Nagip Arifi nga paga e tij ka ndarë 2000 euro për aksionin e 100 shtëpive

695
0
SHARE

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore për Preshevë, Bujanoc, Medvegjë me seli në Zvicër ka organizuar sot përurimin për dorëzimin e çelësave në dorë të 20 shtëpive të para të aksionit 100 shtëpi. Në këtë solemnitet përveç familjeve që kanë marrë pjesë i vetmi prezent nga liderët politik ishte kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi si dhe donatorët e kontribuuesit që ndihmuan në këtë projekt.

Në mënyrë solemne sot në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë, Fondi Humanitar për ndërtimin e 100 shtëpive në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka organizuar një aktivitet të ngjeshur me rastin e përurimit të 20 shtëpive që familjarët i kanë marrë çelësat në dorë nga përfaqësuesit e Fondit. Fillimisht pjesëmarrësit kishin mundësin të i shohin fotografit e vendosura në korridorin e shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, nëpërmjet fotografive është shpalosur puna e Fondit prej fillimit të aksionit e deri më sot. Në këtë eveniment humanitar ka marrë pjesë dhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, së bashku me shefin e kabinetit Arber Pajazitin dhe drejtor të tjerë publik nga Bujanoci, kryetari i kuvendit të Preshevës, kryetari i Bashkësi Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nexhemdin Saqipi dhe qytetarë si dhe përfaqësues nga Medvegja. Për këtë fazë në ndërtim të shtëpive janë gjithsejtë 31 shtëpi për të u ndërtuar, por siç u cek edhe në përurim për shkak të kohës së keqe akoma nuk kanë përfunduare të gjitha dhe sot 20 familjar morën çelsat në dorë kurse të tjerat do të i marrin në javët e ardhshme. Xhelal Memeti duke elaboruar si kane rrjedhur punët deri me tani dhe duke i shpalosur sakrificat e Fondit dhe gjithë kontribuuesit ai tha se, sot po i dorëzohen 20 familjeve çelësat e shtëpisë, dhe kjo është një ditë e madhe për të gjith, sikurse për ata që u bënë me kulm mbi kokjë poashtu edhe për ata që kontribuan në këtë drejtim. Në panel janë ulur personat dhe afaristet e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, që kanë organizuar dhe ndihmuar në këtë projekt të madh me karakter humanitar si nga bashkësitë lokale dhe njerëzit e vullnetit të mirë. Ndërkaq në fond kanë aplikuar 214 familje nga tria komunat. Fjalë rasti iu dha pa dyshim dhe kryetari të komunës së Bujanocit, për t’i uruar familjet dhe punën e palodhur të Fondit. Arifi është i vetmi nga politikanët e Luginës së Preshevës deri më tani, që prej pagës së tij ka ndarë 2000 euro për këtë aksion të madh humanitarë. Ai gjatë fjalimit ka përshëndetur dhe përfaqësuesit e Ambasadës Zvicerane që ishin prezent në sall dhe që populli zviceran ka ndihmuar në këtë projekt. Faza e parë është paparë që të përfundoj deri në fund të këtij viti për të filluar me fazën e dytë në vitin e ardhshëm. Në komunën e Bujanocit janë ndërtuar 14 shtëpi, në komunë të Preshevës 13 dhe 3 shtëpi në komunë të Medvegjës. Fondi Humanitar i Kosovës Lindore për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është themeluar në vitin 1997 në Zvicër. Dhe krejt ne fund Fondi ka ndare mirenjoheje per te gjithe ata qe kane kontribuar deri me tani ne realizimin e ketij projekti gjigant, ku mes tyre iu dha dhe kryetarit te Bujanocit Nagip Arifit raporton bujanoci net//Luginapress.com//

LEAVE A REPLY