Home Aktuale Kryetari i BFI-së në Maqedoni Sulejman Rexhepi lutet për...

Kryetari i BFI-së në Maqedoni Sulejman Rexhepi lutet për fitore të Kombëtares kuq e zi

221
0
SHARE

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi ka uruar që ndeshja e sontme në mes Kombëtares Shqiptare dhe asaj Serbe të shkojë mbarë duke i dëshiruar fitore kombëtares shqiptare.

kombetare
Kryetari i BFI-së në Maqedoni Sulejman Rexhepi është lutur për djemt e kombëtares shqiptare duke thënë se lus Allahun Fuqiplotë që ti bekojë këta djem, t’ju japi fuqi që me nderë dhe krenari ta mbyllin këtë sfidë historike.
Urimin në fjalë Rexhepi tashmë e ka postuar edhe në profilin e tij në facebook në të cilin thuhet:
Miq të nderuar
Sonte jemi përpara një nate historike, para një ngjarje që do të zhvillohet pas disa orëve në stadiumin e Beogradit, ku Kombëtarja Shqiptare do të ndeshet me kombëtaren Serbe.
Para së gjithash urojmë që gjithçka të shkojë mbarë për djemtë e ekipit tonë dhe të jetë sporti ai që na bashkon. Të dëshmojmë se jemi popull evropian dhe pavarësisht gjithë të kaluarës të bëhemi fqinjë të denjë.
Thonë se futbolli luhet me top. Por unë jam i bindur se DJEMTË tanë sonte do të luajnë me ZEMËR. Edhe zemrat dhe lutjet tona do të jenë me ta.
Prandaj lus Allahun Fuqiplotë që ti bekoje këta djem, t’ju japi fuqi që me nderë dhe krenari ta mbyllin këtë sfide historike.
Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe gjithë Shqiptaret…