Home Aktuale Kryetari Arifi uron zgjedhjen e Isa Mustafës për Kryeministër i Kosovës

Kryetari Arifi uron zgjedhjen e Isa Mustafës për Kryeministër i Kosovës

121
0
SHARE

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, ka uruar përmes një telegram urimi Isa Mustafën , me rastin e zgjedhjes për Kryeminsitër i Republikës së Kosovës në të cilin telegram thuhet:

                                                           TELEGRAM URIMI

E nderuara Qeveri e Republikës së Kosovës i nderuari Kryeministër Zotëri Isa Mustafa.

Në emrin tim personal dhe në emër të popullatës shqiptare të komunës së Bujanocit ju përcjell urimet më të përzemërta në marrjen e detyrës suaj si Kryeministër i vendit. Formimi i institucioneve të Republikës së Kosovës pa dyshim është një moment me rendësi për mbarë vendin, por me rëndësi është edhe për Luginën e Preshevës dhe shqiptarët e këtushëm, sepse mbështetja juaj dhe institucioneve të Kosovës do të thotë shumë për ne, veçanërisht në kohën kur shqiptarët e Luginës duhet ti gëzojnë të drejtat e barabarta me serbët që jetojnë në Kosovë.
Pa lënë anash urimet më të mira për sukses në detyrën e lartë që ju është besuar, unë besoj se ju do të bëni çmos që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë të barabart dhe ti gëzojnë të drejtat e tyre si çdo popull i qytetëruar. Marrëdhëniet tona me Qeverinë e Republikës së Kosovës nuk kanë munguar asnjëherë, jamë mëse i bindur se emërimi juaj në postin e udhëheqësit të Qeverisë edhe më shum do ta forcojë bashkëpunimin tonë dhe shqiptarët e Bujnaocit, Preshevës dhe Medvegjës nuk do të ndjehen të vetmuar. Komuna e Bujanocit gjithmonë do ti ketë dyert e hapura për vëllezërit tanë.

Me konsideratë të veçantë.
Kryetari i komunës së Bujnaocit
Dr.Nagip Arifi