Home Aktuale Kryetari Arifi uron Hashim Thaçin me rastin e zgjedhjes president i Kosovës

Kryetari Arifi uron Hashim Thaçin me rastin e zgjedhjes president i Kosovës

115
0
SHARE

I nderuari z.Thaçi
Në cilësinë e kryetarit të komunës së Bujanocit dhe Partisë Demokratike shpreh urimet më të përzemërta me rastin e zgjedhjes suaj për president të Republikës së Kosovës.
Urojmë që gjatë mandatit tuaj presidencial edhe më tej të avancohet pozita shtetërore e Kosovës si dhe të shtohet mirëqenia dhe begatia për gjithë qytetarët e saj.
Poashtu besojmë se në këtë mision tuajin nuk do të mungojë edhe përkushtimi për politikat rajonale e në radhë të parë për Luginën e Preshevës.
Paçit fat dhe suksese në punën tuaj !

Me respekt,
Nagip Arifi-kryetar i komunës së Bujanocit, njëkohësisht dhe kryetar i Partisë Demokratike