Home Aktuale Kryetari Arifi priti zëvendës shefin e OSBE-së në Beograd(Video)

Kryetari Arifi priti zëvendës shefin e OSBE-së në Beograd(Video)

114
0
SHARE

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka pritur në kabinetin e tij zëvendës shefin e OSBE-së në Beograd Micahel Uyehara i cili sa po ka marrë këtë detyrë të re.

Situata politike ajo e sigurisë në komunën e Bujanocit e në veçanti procesi zgjedhorë për këshillat nacionale të cilat do të mbahen më 26 tetorë ishin temë të diskutimit në mes zëvendës shefit të OSBE-së në Beograd Micahel Uyehara dhe kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi.
“E njoftova zëvendës shefin e OSBE-së me të arriturat e pushtetit lokal deri më tash sa i përket zhvillmit të infrastrukturës dhe zvillimit ekonomik” tha mes tjerash pas takimit Kryetari Arifi.

[youtube url=”   https://www.youtube.com/watch?v=cK7dJ23SGcw&feature=youtu.be   ” width=”560″ height=”315″]

Ndërkohë zëvendës shefi i OSBE-së në Beograd Micahel Uyehara tha se ne gjithmonë kemi ndihmuar si komunën si qytetarët e këtij rajoni për përmirësimin e raporteve mes tyre.
Micahel Uyehara bëri të ditur se OSBE është duke e përcjellur procesin zgjedhorë për këshillin nacional.
“Ne jemi duke i përcjellur përgaditjet e procesit zgjedhorë për këshillin nacional dhe shpresoj që të gjithë qytetrët të cilët kanë të drejtë vote ditëz e zgjedheve do të dalin për të votuar” tha zëvendës shefin e OSBE-së në Beograd Micahel Uyehara .

[youtube url=”  https://www.youtube.com/watch?v=LeOZUCA9bBk&feature=youtu.be   ” width=”560″ height=”315″]

Kjo ishte vizita e parë e tij që i bëri komunës së Bujanocit pas marrjes së postit të zëvendës shefit të OSBE-së në Beograd./Lugina Press/