Home Aktuale Kryetari Arifi nënshkruan projektin për ndërtimin e deponisë në Bujanoc

Kryetari Arifi nënshkruan projektin për ndërtimin e deponisë në Bujanoc

113
0
SHARE

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka nënshkruar sot kontratën me vlerë rreth 60 milion dinarë (pa tvsh) me përfaqsuesit e kompanisë “Saba Bellça” për ndërtimin e transfer stacionit për grumbullimin e mbeturinave raporton RTB.
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka thënë se, “ky projekt është i rëndësishëm për komunën tonë sepse po e bëjmë një ndërtesë për grumbullimin e mbeturinave,.
Ndërkaq përfaqësuesi i kompanisë “Saba Bellça” nga Presheva Driton Hetemi shprehet i gatshëm për ndërtimin e këtij stacioni grumbullues, ku punimet do të do të zgjasin 120 ditë. . Objekti i deponisë do të ndërtohet tek vendi deponisë egzistuese.
Projekt dokumentacionin e ka finansuar Bashkimi Europian përmes programit EU progres, projekt ky i hartuar në vitin e kaluar, tha Kryetari i Nagip Arifi.
Ndërtimi i objektit për transfer stacionin e mbeturinave do të jetë në dy faza, sot u bë nënshkrimi i fazës së parë për ndërtimin e objektit dhe për këtë fazë janë siguruar nga Trupi koordinues 20 milion dinarë, dhe tash mbetet vetëm caktimi i organit mbykqyrës dhe të nisin punët./Lugina Press/