Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi gjatë ditës së sotme ka pritur një delegacion të ushtrisë Amerikane të Ohaio-së dhe të ushtrisë serbe.
Një delegacion i ushtrisë Amerikane të Ohaio-së dhe të ushtrisë serbe i drejtuar nga atasheu rushtarak nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, BlekBurn Taft kanë takuar sot kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi.
Në takimin në mes ushtrisë së SHBA-ve të Ohaio-së dhe kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi është biseduar për bashkëpunimin e vazhdueshëm përmes projekteve të ndryshme.
Është fjala e dy projketeve të cilët do të fillojnë të realizohen më tre gusht të këtij viti në komunën e Bujanocit.
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka thënë se ky bashkëpunim ka të bëjë me realizimin e dy projekteve, adaptimin e çerdhes së fëmijëve këtu në Bujanoc dhe shkollës së muzikës.Sipas Arifit realizimi i këtyre dy projekteve do të fillojë më 3 gusht ku do të marrë pjesë edhe gjenerali i ushtrisë amerikane nga shteti i Ohaio-së.
Atasheu ushtarak BlekBurn Taft e falënderoi kryetarin Arfi për mikrpritjen që ia bëri, Më vjenë mirë që keni gjete kohë të bisedojmë për projektin e përbashkët që do të relizohet ndërmjet komunës së Bujanocit, ushtrisë së Republikës së Serbisë dhe natyrisht gardës kombëtare të shtetit Ohajo ka thënë atasheu ushtarak.
Me këtë rast atasheu ushatarak Blekburn Taft i ka dhuruar kryetarit Arifi, një dhuratë me simbolin e departamentit të ushtrisë amerikane nga shtetet e bashkuara të Amerikës. /Lugina Press/
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=UXh-OrIQp8o&feature=autoshare ” width=”560″ height=”315″]