Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, përmes një postimi në rrjetin e tij social në facebook, ka njoftuar se ka nënshkruar pagesat për përkrahje financiare për personat me aftësi të veçanta.
Postimi i plotë i kryetarit të Bujanocit Nagip Arifi:
Në vazhdën e përkushtimit ndaj personave me aftësi të veçanta, sot nënshkrova pagesën për përkrahje financiare të personave që ishin përfitues të ndihmës nga konkursi i shpallur me 09.12.2020.
Kjo ndihmë financiare kap vlerën prej 1.014.000,00 dinarëve (8600€) dhe përfitues janë 169 persona.
Angazhimi jonë për personat e kësaj kategorie do të vazhdojë edhe në të ardhmen, siç ka ndodhur deri më tash ku kemi siguruar asistentë personal nëpër shkollat fillore dhe të mesme, si dhe shpërndarjen e pakove për këta nxënës javën e kaluar.