Home Aktuale Kryetari Arifi i kënaqur me punën e kompanive që kanë përfituar...

Kryetari Arifi i kënaqur me punën e kompanive që kanë përfituar subvencione (Video+Foto)

96
0
SHARE

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar sot pesë kompanitë private të kësaj komune, që kanë përfituar subvencione, mjete të pakthyeshme nga Komuna dhe Trupi Koordinues .

Gjatë ditës së sotme pesë kompanitë me seli në komunën e Bujanocit të cilët kanë përfituar subvencione nga Trupi Koordinues dhe komuna e Bujanocit janë vizituar sot nga Kryetari Nagip Arifi me bashkëpunëtorët e tij nga zyra për shvillim ekonomik lokal dhe shefin e kabinetit të tij.

20150304_100454

Vizita e kryetarit Arifi filloi në ndërmarrjen “Lipa” e cila mirret me përpunimin e drurit, kompani kjo e cila ka përfituar 3 milion e 16 mijë dinarë mjete të pakthyeshme e që ka për obligim punësimin e 4 punëtorëve. Suat Zeqiri nga kjo ndërmarrje është shprehur i kënaqur me përfitimin e sbuvencionit. Zeqiri ka falënderuar pushtetin lokal të Bujanocit që ka menduar për ti ndihmuar ndërmarrjet për rritjen e kapaciteteve të tyre.

3

Edhe përfaqësuesi i kompanisë “Euro Komerc” e cila merret me grumbullimit e metaleve dhe plekut, Menur Murati ka shprehur falënderimin e tij ndaj pushtetit lokal për ndihmën e ofruar.Kjo kompani ka përfituar 2 milion e 590 mijë dinarë nga Buxheti komunal dhe Trupi Koordinues e që ka për detyrë ti punësoj 4 punëtorë.

 k2

Më pas vizita e delegacionit të kumunës ka  vazhduar në fshatin Letovicë në kompaninë “Standard” e cila mirret me prodhmin kuzhinave.Kjo kompani ka përfituar 2 milion 320 mijë dinarë mjete të pakthyeshme.
Ndërkohë është vizituar kompania “Gjore” në fshatin Llapardincë e cila ka përfituar 2 milion e 940 mijë dinarë e që është e obliguar të punësojë dy punëtorë.

star

Vizita e delegacionit ka përfunduar në kompaninë “Star”e cila mirret me prodhimin e parketit, kompani kjo e cila ka përfituar afër tre milion dinarë mjete të pakthyeshme por me obligim për punësimin e punëtorëve të rinjë. Edhe përfaqëuesi i kompaninë “Star” NadirKan Rexhepi shpreh falënderimin e tij ndaj pushtetit lokal dhe Trupin Koordinues për ndihmën e ofruar.

20150304_124948

Ndërkaq kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi pas vizitës shprehi kënqësinë e tij që kompanitë në fjalë iu kanë përmbajtur kushteve të konkursit për rritjen e kapaciteteve dhe pranimin e punëtorëve të rinjë. Kryetari Airfi theksoi se këto pesë kompani që kanë përfituar subvencione të pakthyeshme mbi 15 milion dinar janë të obliguar të punësojnë 20 punëtor të rinjë
Arifi po ashtu tha se nga komuna dhe Trupi Koordinues , janë ndarë mbi 35 milion dinarë dhe të punësohen 50 punëtor të rinjë me çrast ditëve në vijim do të vizitohen edhe kompanitë tjera të Bujanocit përfituese të subvencionve nga komuna dhe Trupi Koordinues./Lugina Press/

[youtube url=”      https://www.youtube.com/watch?v=MbbGNzp2EHY&feature=youtu.be        ” width=”560″ height=”315″]